Kosova

Albin Kurti shpalos programin qeverisës, thotë se do të përgatisin padi për gjenocid ndaj Serbisë në GJND

16:30 - 07.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë që po mbahet tani, ka shpalosur programin e tij qeverisës për mandatin e parë 2021-2025, ku ndër të tjera ka njoftuar se do të përgatisin padi ndaj Serbisë.




“Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë poashtu se me Serbinë do të bëjnë dialog parimor me marrëveshje të njohjes reciproke.

“Do të bëjmë dialog parimor të përgatitur me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke”, tha Kurti duke shtuar se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetor, ndërsa programi qeverisës do të rishikohet çdo fillim vit financiar.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.