Kryesore

Presidenti Meta uron Dinamon për ngjitjen në Superiore, Meta: Burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive

19:15 - 10.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dinamo do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore për sezonin e ardhshëm, teksa tashmë ka siguruar ngjitjen edhe matematikisht.




Për këtë arritje, dinamovitët kanë marrë edhe një urim nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “Facebook”, ka uruar kryeqytetasit për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, duke thënë se është një burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive.

“Shumë urime Dinamos për rikthimin në Superiore! Një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive.”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Dinamo rikthehet në Superiore pas 9 viteve në Kategorinë e Parë, ku klubi është shoqëruar me problem të shumta, të cilat duket se tani kanë marrë fund.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.