Intervista

“Zgjedhjet u manipuluan”, Pollo: PD ringrihet përmes një projekti të ri

09:23 - 10.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valentina Madani




 

Genc Pollo, ishministër dhe ishdeputet,pavarësisht se ka mbetur i zhgënjyer nga rezultati i 25 prillit, beson se PD-ja mund të ringrihet përmes një projekti të ri. Pollo thotë për “Gazeta Shqiptare”, se njëkoalicion PD-PS nuk mund të arrihet dhe se Edi Rama po tenton të hedhë shashka, që spostojnë vëmendjen e publikut nga masakra elektorale e 25 prillit. Ai përmend se opozita e refuzoi qartë këtë ide në fushatë, ndaj nuk sheh arsye pse të ndryshojëqëndrim. Genc Pollo flet për një manipulim tëmadh të zgjedhjeve, teksa shpreh keqardhjen që as reforma zgjedhore konsensuale nuk arriti ta pengonte tjetërsimin e votës. Ish-funksionari i lartë i PD-së nuk mbështet grupimin anti-Basha pëdorëheqjen e kreut demokrat, por as nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ai shprehet se opozitës i duhet një projekt i ri për ringritjen e PD-së, ndërsa i quan nisma të nxituara në këtë situatë që ndodhet PD-japas humbjes, por nuk bie dakord “as me ngurtësimin në kullën e besnikëve”. Z.Pollo apelon për ndëshkim të krimeve elektorale.

Gazeta Shqiptare: Zoti Pollo, në një op-ed për gazetën tonë para pak ditësh, ju shprehët kundër një koalicioni PDPSmund të krijohet një aleancë e tillë pas humbjes së opozitës?

Genc Pollo: Jo, nuk mendoj se ka gjasa. Rama nuk ka nevojë për këtë koalicion, por për shashka që spostojnë vëmendjen e publikut. Opozita e refuzoi qartë këtë ide në fushatë dhe nuk shoh arsye pse të ndryshojë. Unë shkrova te ju për koalicionfantazmë” që të prishja syrin e keq si dhe të argumentoja se kur nevojitet e kur jo një i tillë.

Gazeta Shqiptare: PD-ja është përfshirë nga debate të forta pas rezultatit zhgënjyes të25 prillitPavarësisht krijimit të frymës pozitive, a mbeti i zhgënjyer Genc Pollo nga humbja e PD-së dhe a i mbështesni zërat për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i partisë?

Genc Pollo: Zhgënjimi është pjesë e jetës si dhe e politikës. Nganjëherë është më i rëndë,sidomos kur vjen papritur. Them kështu, se kësaj radhe u duk se u krijua një frymë pozitive; përtej faktit se kishim një qeveri në fund të mandatit të dytë e me një pakënaqësi të gjerë popullore në kurriz.

Megjithatë, për momentin, PD-ja e opozita bën mirë që denoncon konkretisht, dokumenton e padit shkeljet e manipulimet në këto zgjedhje. Të tilla ka pasur shumë, e reforma zgjedhore konsensuale nuk arriti t’i pengonte. Gjithsesi PD-ja nuk e kishte iluzionin se ligji do të respektohej e zbatohej me rigorozitet; jetojmë në Shqipëri, në Shqipërinë e Ramës. Por synimi i PD-sëishte mobilizimi i një batice elektorale që jo vetëm do të mbushte gropat e votëvjedhjes, por do të ngrinte lart anijen e ngecur në rërë. Këtu fillon zhgënjimi, edhe pse arsyet janë të ndryshme. Prandaj edhe unë theksoj nevojën e një projekti të ri, që do të ngjallë besim e shpresë.

Gazeta Shqiptare: Do tju pyes edhe për projektin, por, a keni vërtet prova solide që vërtetojnë manipulimin zgjedhor?

Genc Pollo: Mendoj se me gjasë, paditë përmbajnë prova të shumta. Por, përtej tyre,p.sh. unë kam parë pa fund kandidatë tëRilindjes që të shpërndajnë letra legalizimi, inskenojnë inaugurime etj., që i postojnë pa gajle në Facebook, madje edhe në TV lokale. Ato të ministrave të Ramës bllokuan edhe TV e mëdha. Për këto shkelje që u ndaluan specifikisht nga legjislacioni zgjedhor i miratuar vjet; KQZ mori tagra për ti ndëshkuar dhe nuk e bëri këtë gjë. Nuk e luajti rolin parandalues që i ngarkoi ligji. Pra, sërish problemi kronik i moszbatimit të ligjeve të mira. Prandaj edhe lavdërimet ndaj KQZ-së më duken jo tërësisht të justifikuara. Deklaratat e OSBE, BE e SHBA fokusohen tek abuzimi partiak i resurseve shtetërore.

Gazeta Shqiptare: Po këmbëngul sërish, ijepni të drejtë grupimit anti-Basha?

Genc Pollo: Unë jam që shqetësimet reale të diskutohen me maturi e qetësi, por edhe me përgjegjësi; mundësisht në kohën e përshtatshme dhe brenda partisë. Nuk preferoj linçimet publike apo nismat e nxituara, por as ngurtësimin në kullën e besnikëve. Debati nuk duhet evituar. Kalçifikimi i status quo-së do të ishte shërbim i keq ndaj partisë e Shqipërisë. Pas dy vjetësh, na presin zgjedhjet bashkiake.

Gazeta ShqiptareZ.Nishani e z.Imami kanëreaguar më ashpër, duke fajësuar direkt kreun Lulzim Basha për humbjen e 25 prillit,ndërkohë që deputeti i zgjedhur Ervin Salianji u përgjigj se kreu i KK-së Bujar Nishani e ka ndjekur fushatën në TV’. A mund të bënin më tepër gjatë fushatës, pavarësishtse nuk ishin kandidatë për deputetë?

Genc Pollo: Kam qenë në gjyqin e Ervinit e të gazetarit Jetmir Olldashi dhe kam dëgjuar pretencën e verdiktin më skandaloz të mundshëm. Edhe për këtë më bëhet qejfi, që Ervini u rizgjodh deputet. Por thënia që ju citoni është e gabuar. Nishani e plot të tjerë, përfshi edhe mua, u janë përgjigjurpozitivisht ftesave nga kandidatët dhe strukturat e partisë në terren. Pastaj kanë fushatuar në kafene, telefon e Facebook. Kaq mundesh kur nuk je kandidat. Nëse vërtet e ka thënë, mendoj se Ervini do ta tërheqë.

Gazeta Shqiptare: Kthehemi te bashkëpunimi PDPS; a mund të hyjë opozita në marrëveshje të reja me mazhorancën?

Genc Pollo: Përveç punës opozitare,kritikë/alternativë e para dhe kryesore për mua është kthimi te konsensusi i 5 majit dhe zhbërja e amendamenteve të njëanshme të Ramës përmes shumicës së jeniçerëve. Basha ishte profetik para një viti, kur deklaroi se përfituesi i madh i listave të hapura do të jetë mafia e oligarkia (dhe u habita kur pak javë më vonë foli në favor të tyre). Po kështu duhet rikthimi i koalicioneve parazgjedhore. Kjo krahas ndëshkimit të krimeve elektorale. Të hysh në marrëveshje të reja pa korrigjuar shkeljet e marrëveshjeve të mëparshme, është budallallëk në rastin më të mirë.

Gazeta Shqiptare: Deputetët e PS-së ngritën komision parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta dhe i bënë thirrje PD-sëpër mbështetje. Sipas jush, a duhet ti bashkohet PD-ja nismës së mazhorancës kundër kreut të shtetit?

Genc Pollo: PD-ja duhet të kundërshtojë qartë e prerë këtë tentativë uzurpimi, siç ka bërë në të shkuarën. Realizimi i saj do të thotë edhe më shumë regjim korrupto-autokratik seç kemi.

Gazeta Shqiptare: A e ekzagjeroi presidenti teksa foli për sfurqe e SMS?

Genc Pollo: Z.Meta është i aftë të mbrojë veten, e nuk di që të ketë nevojë për mua. Unë do të kisha zgjedhur të tjera fjalë përkundrejt shqetësimit legjitim për zgjedhjet. Por, gjithashtu, nuk mund ta gjykoj pa ditur rrethanat e tij. Por nga ana tjetër, duhet kuptuar se shtetet e NATOs nuk mund të toleronin trazira publike në Shqipëri, ku do të niste manovra më madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Anëtarësia në Aleancë sjell edhe përgjegjësi e detyrime.

Gazeta Shqiptare: Atëherë, përse i jepni tëdrejtë?

Genc Pollo: Ka vetëm tri institucione të pakapura në shtetin tonë: Presidenca, Kontrolli i Lartë i Shtetit e Avokati i Popullit. Duke lexuar dekretet e raportet e tyre, sheh të faktuar në detaj abuzimin, paligjshmërinë e korrupsionin. Ju rekomandoj edhe juve e kolegëve tuaj ti lexoni. Mendoni sikur ata të mos jenë më të pavarur! Do të përfundojmë si Kuvendi, pa opozitë; apo me shumicë kushtetuese jeniçere.

Gazeta Shqiptare: Mbase ka më shumëinstitucione të pavarura sesa kaq sa përmendi ju

Genc Pollo: Do tju falënderoja nëse do të më dëftenit të katërtin a të pestin. Ja një shembull: skandali i patronazhistëve tregoi një dhunim madhor të ligjit mbi bazat e të dhënave shtetërore të cilin, si ministër i Teknologjisë së Informacionit e propozova në Qeveri e Kuvend para 11 vjetësh. Edhe i ligjeve të tjera të fushës. Avokati i Popullit doli me një deklaratë të plotë e të saktë që vinte gishtin në plagë. Komisioneri i të Dhënave Personale në dy deklarata rresht bënte përgjegjës jo ata që kontrabanduan informacionet nga shteti te partia, por median që e denoncoi; pra jo autorin e krimit, por kallëzuesit e tij! Njëlloj si prokurorja e gjyqtarja speciale.

Gazeta Shqiptare: Ka të drejtë PS-ja kur akuzon se presidenti dëmtoi marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë si BE e SHBA?

Genc Pollo: Nuk kam iluzione për nivelin e deputetëvejeniçerë. Por, po ta marrim akuzën seriozisht për një çast e të ndjekim po këtë logjikëdeputetët duhej të nënshkruanin mocion mosbesimi ndaj kryeministrit, pasi shkaktoi 15 kushtet e BE-së. Që mbetën problemi më i madh i yni me Evropën. Apo që mallkoi padrejtësisht liderët e BE-së për vaksinën nga dhjetori në mars.

Gazeta Shqiptare: A nuk kishte të drejtë për vaksinën?

Genc Pollo: Absolutisht jo! Kur BE në mars 2020 i ofroi Shqipërisë e shteteve të Ballkanit të përfshiheshin në prokurimin europian për mjete të emergjencës anti-COVID, qeveria Rama preferoi të bënte vetë tenderë, ku çmimi me shumicë për maska e respiratorë ishte shumëfish i atij me pakicë. Në prokurimin e vaksinës, BE nuk mundi të bëjë të njëjtën ofertë për arsye të brendshme. Ju e unë jemi kuriozë si do të ishte përgjigjur qeveria jonë nëse BE-ja do ta kishte ftuar në prokurimin e përbashkët. Gjithsesi Shqipëria është vend i pavarur, ku shteti duhet të kujdeset për popullsinë. Lideri lokal në Beograd veproi shpejt e i nisi herët vaksinimet. Lideri global në Tiranë u kujtua vonë dhe mbeti zbuluar deri në mars. Për ta lënë fajin te dera e dikujt,ai zgjodhi të fajësojë për disa muaj Bashkimin Europian. Duke nxitur veresie ndjenjat antieuropiane në vend dhe rezervat ndaj Shqipërisë në Europë. Nëse shefi i qeverisë mund të shkarkohet për “cenim të marrëdhënieve me partnerët strategjikë si BE– siç shkruajnë jeniçerët në raportin kundër presidentit– ky do të ishte tëpkë rasti!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.