Kronikë

Minatorët u asfiksuan nga rrjedhja e gazit në minierën e Martaneshit, procedohet penalisht një 53-vjeçar

12:54 - 12.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person është proceduar penalisht pas ngjarjes së ndodhur dje në një minierë në zonën e Martaneshit.




Sipas burimeve zyrtare nga policia e Matit, në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku në një galeri në Batër të zonës Martanesh, mbetën të asfiksuar disa punëtorë, në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH. E., 53 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.