Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë në mars, e që atëherë nuk i ka kursyer fotot dhe postimet e saj duke na prezantuar herë pas here me të voglën.
E sot në ditën Fitër Bajramit, Eliona ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël të të voglës dhe shprehet se ajo është dhurata më e madhe për të këtë vit.
“Gëzuar Fitër Bajramin! Paqe, shëndet dhe begati! Zoti më bekoi me ty këtë Bajram shpirti im”, ka shkruar Eliona përkrah fotos.
E si kurrë ndonjëherë ajo ka publikuar dhe një foto të bashkëshortit me vajzën. E vogla shfaqet duke fjetur në kraharorin e të atit, portretin e të cilit Eliona vijon ta mbajë të fshehur.
Pak kohë më parë, në një “mini-intervistë” në Instagram, Eliona ka rrëfyer se është martuar dhe ka tashmë 3 vite e gjysmë me partnerin.