Kryesore

Grida Duma uron besimtarët për Fiter Bajramin: T’ia trashëgojmë këtë vend njerëzve të mirë, e të rinjve, për të vazhduar përpara, e jo të ngecim

12:49 - 13.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin. Nga Kavaja, qyteti që i dha votat për t’u bërë deputete, Grida Duma tha se ndihet e bekuar që ndodhet në një komunitet, që është kaq i lidhur me fenë.




“Ju them me bindje që siç ndihet festa e bajramit në Kavajë, është e rrallë, kur ndien që jeton në një komunitet njerëzish besimtar. Nëse xhamitë mbushen, gjykatat dhe polica do të jetë me e zbrazët.

Qoftë e pranuar agjërimi, e qofshim njerëz që drejtohemi nga e mira. Të dimë diçka të madhe, t’ia trashëgojmë këtë vend njerëzve të mirë, e të rinjve, për të vazhduar përpara, e jo të ngecim, vazhdojmë e ngecim sërish”, u shpreh ndër të tjera Grida Duma.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.