AKTUALITET

Kroacia i dhuron Shqipërisë 10 mijë vaksina anti-COVID, por nuk dihet ende se cila nga vaksinat do të vijë

19:37 - 13.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kroacia ka dhuruar 20 mijë vaksina kundër koronavirusit këtë të enjte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet do të përfitojnë nga 10,000 vaksina anti-Covid.




Një javë më herët, Qeveria kroate njoftoi se ka ndarë nga 10,000 doza edhe për Kosovën dhe Malin e Zi dhe 30,000 doza për Bosnje e Hercegovinën.

Nuk është bërë e ditur se për cilin lloj të vaksinës bëhet fjalë, por Kroacia prokuron vetëm vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), përkatësisht: AstraZeneca, Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Kroacia, vend anëtar i Bashkimit Evropian, ka vaksinuar deri më tani 21.7 për qind të popullsisë. Prej tyre, 6.2 për qind kanë marrë nga dy doza të vaksinës.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kroaci ka arritur në mbi 348,000, ndërsa i viktimave 7,623.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.