Kryesore

Mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS/ Kush janë ndryshimet në qeveri që priten. Emrat e rinj që do të vijnë

18:20 - 13.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme kryeministri Rama mblodhi në Dajt kabinetin e tij të qeverisë. Në takimin e mbajtur larg kamerave flitet të jetë diskutuar për ndryshime me rëndësi, për të cilat me siguri do të mësojmë nga vetë kryeministri në muajn Shtator, kohë kur konstituohet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.




Por çfarë ndyshimesh priten në qeverinë Rama 3? Pas 74 mandateve që fitoi në zgjedhje?

Thuhet të jetë bërë një bilanc i gjithë punëve në këto 4 vitet e mandatit të dytë dhe ato që do të vijojnë në mandatin e tre.

Sipas burimeve nga brenda PS, janë tre ministri që do të kenë ndryshime në nivel drejtuesish: Konkretisht Ministria e Brendshme, aktalisht në detyrë është Bledi Çuçi. Ministria e Infrastrukturës me në krye Belinda Ballukun dhe Ministria e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kryeministri Rama thuhet ta ketë bërë të qartë se këto tre dikastere me rëndësi do të drejtohen nga deputetë të rinj të PS, apo dhe deputetë aktualë të cilët kanë rezultuar edhe më të votuarit në zgjedhje, përmes votave preferenciale.

Megjithatë, ndryshimet duket se do të ndodhin edhe në ministri të tjera, për të cilat Rama ka thënë se do vendosen në krye emra të rinj, madje edhe persona që nuk kanë kandiduar për deputetë në zgjedhje, ose që nuk kanë lidhje me bazën e Partisë Socialiste.

Ndërkaq, është aluduar prej disa kohësh se ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku do të vendoset në krye të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Asgjë nuk është zyrtare, për këtë duhet të presim Shtatorin dhe fjalën e fundit e ka Rama./tiranapost


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.