SPORT

Teuta nuk lëshon kreun, bregdetarët fundosin Kastriotin, nuk dorëzohet as Vllaznia, ngec vetëm Laçi

18:54 - 13.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teuta as që ka ndërmend të lëshojë kreu, tre javë përpara fundit të sezonit bregdetarët mbretërojnë të qetë në majën e klasifikimit. Ekipi i Edi Martinit kalon një pengesë jo të vogël duke thyer në transfertë Kastriotin me rezultatin 1-2. Lorenc Vila realizoi një gol shumë të bukur në limitet e pjesës së parë duke i dhënë më shumë qetësi ekipit të tij.




Në fraksionin e dytë, i përhershmi Dejvi Bregu dyfishojë shifrat. Krutanët nuk u dorëzuan dhe rihapën sfidën në minutën e 71-të me Rezin por vetëm kaq pa mundur ti rrëmbejnë pikë kryesueseve.

Falë këtij suksesi, Teuta pret tashmë me qetësi përballjen direkte ndaj Partizanit, një sfidë që mund të përcaktojë shumë mbi fatet e titullit kampion. Nuk dorëzohet as Vllaznia, sigurisht titulli është një mision jo pak i ndërlikuar por shkodranët kërkojnë të blindojnë prezencën në Europë edhe nga kampionati. Ekipi i Brdaric kaloi me sukses transfertën përballë Bylis duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1. Goli tre pikësh u realizua nga Avdiaj, goli i tij i parë sezonal.

Nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola Laçi në shtëpinë e tyre përballë Skënderbeut. Ekipi i Shpëtim Duros dështon sërish të mposht korçarët duke humbur terren në raport me rivalët në garën për titull, me kreun që është pesë pikë larg por as prezenca në Europë nuk është tashmë e sigurt. Skënderbeu rrëmben një tjetër pikë shprese, duke kaluar Bylis në renditje dhe duke kapur Kastriotin në kuotën e 31 pikëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.