Kryesore

Dramë në ndeshjen e femrave, 6 futbolliste humbin ndienjat në fushë. Dy prej tyre përfundojnë në…

15:06 - 15.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ankth i madh në ndeshjen e sotme të futbollit të femrave mes Partizanit dhe Bilishtit, e cila është ndërprerë pa u mbyllur ende pjesa e parë.




“Panorama Sport” mëson se 6 futbolliste të Bilishtit kanë pasur gjendje të fikti në fushë, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të vështirë, janë transportuar menjëherë në spital. Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.

Dyshohet se lojtaret e Bilishtit janë helmuar prej ushqimit, por kjo mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor. Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte me shifrat 5-0.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.