Kryesore

Debat në mbledhjen e Kryesisë, Kadilli-Bashës: Humbja është e jotja, jep dorëheqjen! Unë jam bartës i një projekti të ri politik

19:00 - 16.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një debat po zhvillohet në mbledhjen e Kryesisë së PD. Siç paralajmëroi, Kadilli i ka kërkuar Bashës dorëheqjen e parevokueshme.




Burime për BalkanWeb zbulojnë se Kadilli i ka thënë Bashës që të japë dorëheqjen e parevokueshme pasi PD ka njerëz shumë të mirë dhe kryetari aktual nuk është i pazëvendësueshëm.

Po ashtu Kadilli i ka bërë disa kritika Bashës duke i thënë se është humbës i përsëritur prej defekteve personale dhe se drejtoi gjithë fushatën vetëm, pa forume e pa përfshirë askënd.

Kadilli i drejtohet Bashës duke i thënë se nuk ndërton më asgjë të re në PD, teksa deklaron se ai vetë është bartës i një projekti të ri politik.

”Nuk je i pazëvendrësueshrëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme. Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove çdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd. Nuk je aspak i nevojshëm për luftën institucionale për votën. Kemi ekipin më të mirë dhe ekspertizë të shkëlqyer.

Ata që na dhanë fitoren tënde në 2011. Luftën politike e bëjmë me një koncept të ri, me qasje te re dhe me frymëzim të ri, me besushmërinë, me vërtetësinë dhe me vendosmërine si tipare që ty të kanë munguar. Humbja është e jotja, përgjegjësia e jotja. Të kemi mbështetur duke sakrifikuar identitetin tonë dhe profilin politik, karrierën dhe çdo gjë.

E ndërtove opozitën me kauza rastësore dhe ishe i destinuar të dilje humbës. Braktise shumë kauza duke korruptuar besimin e mbështetjes.

Nuk ndërtove raport të qartë dhe besimi me aleatët strategjik; mbete peng i lobimeve private dhe nuk patë asnjëherë një qasje solide dhe strategjike. Mos u fshih pas mbështetjes që kërkon lart e poshtë në Parti. Edhe Berisha kishte mbeshtetje absolute në parti, por kishte realizmin te ikte.

Ti nuk mund të ndërtosh më asgjë të re. Në qoftë se unë jam bartës i një projekti te ri, ti je kujtesa e projektit të shteruar dhe humbjes.”- tha Kadilli ndaj Bashës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.