Kosova

Sekuestrohen 2,2 ton kokainë në Kosovë, kaluan me kamion nga Porti i Durrësit

13:18 - 17.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy tonë e 200 kg kokainë janë sekuestruar sot në Kosovë, pas një super-aksioni të kryer në bashkëpunim mes forcave policore italiane, shqiptare e kosovare.




Siç raporton gazetarja Klodiana Lala kamioni ka kaluar nga porti i Durrësit dhe kishte një ngarkesë bananesh. SPAK ishte sinjalizuar për ngarkesën e dyshimtë, që do të vinte nga Italia, dhe kishte mbajtur në vëzhgim kamionin prej 10 ditësh.

Autoritetet shqiptare do të ndërhynin vetëm nëse do të kishte tentativa për të marrë ngarkesën brenda territorit të Shqipërisë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi mjeti ka vijuar rrugën drejt Kosovë, ku dhe mësohet të ketë pas destinacionin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.