Kronikë

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve të drogës në Fier, një i plagosur

13:51 - 17.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person ka mbetur i plagosur nga policia në Fier, gjatë një aksioni të uniformave blu për për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike




Burimet zyrtare bëjnë me dije se në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz në Fier, ka konstatuar një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov. Blutë e Fierit i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë, me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Për pasojë, uniformat blu kanë ndërhyrë për ta neutralizuar, duke e lënë atë të plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Fier/Informacion paraprak

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, grupi i kontrollit të territorit, i përbërë nga punonjës të Policisë të Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier, ka konstatuar një person që mbante në dorë një armë zjarri kallashnikov.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga punonjësit e Policisë, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë shtetasi ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

Në drejtim të vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili në bashkëpunim edhe me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.