AKTUALITET

Etilda Gjonaj: Projektorët drejt institucioneve të reja të drejtësisë, administrata nuk u përdor

22:58 - 19.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se ka disa sfida tashmë, që përtej faktit të mbështetjes vendore dhe ndërkombëtare të dhënë institucioneve të reja të drejtësisë, do të duhet që projektorët, qoftë të rezultateve, të drejtohen te këto institucione. Zonja Gjonaj në “TVSH” theksoi gjithashtu se SPAK-u ka filluar një sërë hetimesh edhe për gjyqtarët, duke sekuestruar apo duke kërkuar sekuestrimin e pasurive të tyre. Po ashtu ajo theksoi se beson që SPAK-u do të vijojë me dosjet që ka për korrupsionin e nivelit të lartë.




 Pesë vjet më parë u ndërmor një reformë unike për të pastruar sistemin e drejtësisë përmes Vettingut, me zotimin se drejtësia e re do të vinte në vend padrejtësinë. Sot 5 vjet më pas pastrimi i gjyqësorit po ndodh, institucionet e reja po plotësohen. Ndërkohë vonesat dhe të papriturat në rrugën e reformës jo vetëm që nuk kanë adresuar ende problemin e pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, por kanë krijuar vonesa në dhënien e drejtësisë për mijëra qytetarë. Pezullimi i punës së GJ.K dhe GJ.L për pothuajse 3 vjet si pasojë e vettingut, ka shtuar numrin e dosjeve në pritje për gjykim. Në GJ.L janë 35.000 dosje që presin radhën, ndërkohë që vetë institucioni më i lartë i drejtësisë nuk ka plotësuar vendet bosh me gjyqtarë. “Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar”, siç thotë një maksimë e njohur. Dhjetë ditë më parë Parlamenti ndërmori disa ndryshime në legjislacion për të zvogëluar kapicën e dosjeve në Gjykatë me premtimin që do ta bëjë më të prekshme reformën për qytetarët. Sa e mundur është që drejtësia të jepet shpejt për qytetarët? Dhe, çfarë sfidash e pengojnë drejtësinë e re për të përmbushur zotimin e vjetër se vitet e pandëshkueshmërisë po mbarojnë dhe se dita që të gjithë janë të barabartë para ligjit, është afër. Sonte në përballë është Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Zonja Ministre mirëseerdhe në “Përballë”!

-Znj.Etilda Gjonaj: “Mirësejugjeta”!

Megjithëse hyrja është për drejtësinë, mund ta nisim me zgjedhjet. Ju sapo keni përmbyllur një proces zgjedhor dhe ju këtë rradhë garuat në njësinë numër 7 në Kryeqytet. Me çfarë ndjesish e përmbyllët këtë fushatë të parë në prill, personalisht?

-Ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj: Ishte për herë të parë në fakt edhe përgjegjësia në një zonë të caktuar në Tiranë për Partinë Socialiste, por padyshim edhe me një sistem të ri.

U përballëm duke u përfshirë në një garë. Dhe, ajo çfarë mund të them me shumë kënaqësi është se në njësinë 7, Partia Socialiste ka marrë rezultatin më të mirë të 4 zgjedhjeve të fundit. Që, do të thotë ka qënë shumë pozitive dhe vërtetë kjo është një arritje që i kushtohet të gjithë strukturave të PS-së në njësinë 7, duke përfshirë këtu edhe Kryetarë, drejtues të Organizatave Socialiste në zonë, por patjetër edhe çdo votuesi, çdo qytetari që na besoi për të patur këtë rezultat. Besimin padyshim e sjell PS. Detyra jonë ka qenë që këtë besim ta çojmë në kutitë e votimit. Ka qenë një fushatë ku ashtu siç thashë, eksperiencë e parë. Ka patur sfidat dhe vështirësitë e veta, por kemi patur edhe një organizim falë një ekipi shumë të mirë në zonë, që ka ndjekur me shumë përkushtim çdo takim, çdo axhendë të fushatës elektorale”.

Ka një maksimë që thotë se “fituesi nuk gjykohet” sepse i ka fituar zgjedhjet. Por, nëse i referohemi raportit paraprak të OSBE-ODIHR-it, aty ngrihen probleme serioze. Pyetja është se përse Shqipëria nuk arriti ta kalojë as këtë rradhë atë testin e zgjedhjeve të pakontestuara sic i bëjnë të gjithë vëndet e tjera jot ë Europës port ë paktën të rajonit.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Nuk di t’ju them ekzaktësisht se ku janë këto kontenstime qoftë edhe nga raporti i OSBE-ODIHR sepse kam patur mundësinë ta lexoj”…

Përdorimi i Administratës Publike…

-Znj.Etilda Gjonaj: “Por, di t’ju them me absolutisht përgjegjësinë më të madhe personale që në asnjë moment nuk është përdorur administrate publike”.

Ju flisni për njësinë 7?

-Znj.Etilda Gjonaj: “Jo vetëm për njësinë 7. Po flas edhe si Ministër Drejtësie, që ka një administratë e cila nuk është një administratë e vogël. Dhe, në asnjë moment administrata publike nuk është shfrytëzuar apo nuk është përdorur dhe nuk është gjendur asnjëherë nën tensionin për tu votuar apo për t’u angazhuar në zgjedhje”.

Po flisni për administratën që ju keni nën drejtimin tuaj apo për të gjithë?

-Znj.Etilda Gjonaj: “Po flasim për të gjithë administratën dhe specifikisht po jap një dëshmi reale si Ministër Drejtësie, për Administratën që është në MD, që është në varësi të MD. Duke përfshirë jo vetëm aparatin e Ministrisë por të gjithë institucionet e varësisë. Njëkohësisht, edhe sistemin e burgjeve ku në mënyrë të vazhdueshme ka patur akuza të jashtëzakonshme për pjesën e përdorimit jo vetëm të administratës se sistemit të burgjeve, por edhe të të dënuarve.

Por faktet flasin ndryshe dhe faktet janë kokëforta. Ka patur kundërshti në 2009, në 2013 dhe ka patur akuza të rënda ndaj ministrave të Drejtësisë dhe mbaj mend si në 2009 kur ka patur një raport për votën e të burgosurve dhe ku janë përdorur lejet shpërblyese dhe lejet e veçanta në atë kohë nga Ministrat e Drejtësisë për të lejuar që subjekte me rrezikshmëri të lartë kriminale të diktonin dhe të ndikoninduke ushtruar presion ndaj votuesve jashtë.

Kjo ishte një akuzë që u gjend edhe në një raport të Departamentit të Shtetit në 2009. Një akuzë shumë e rëndë si për z.Basha në atë kohë dhe për z. Alibeajn që ishte Ministër Drejtësie. Po ashtu e njejta situatë ka qënë e përsëritur edhe në 2013 ku një numër shumë i lartë i të burgosurve janë lënë me leje të posaçme, me leje të veçantë”.

Po votimi i të burgosurve flet për një avantazh tuajin sepse të burgosurit nuk kanë votuar sipas Partisë së Drejtorit të Burgjeve këtë rradhe dhe ky është një plus. Megjithatë raporti i OSBE-ODHIR ngre shqetësime serioze për përdorimin e administratës, shitblerjes së votës, pra raporti paraprak që pritet të konfirmohet. Pra në këtë sens e kisha pyetjen.

-Znj.Etilda Gjonaj: “E kuptoj, por në momentin që ka një pretendim të ngritur nga opozita që po e dëgjojmë tashmë edhe në organet e administrimit zgjedhor, ato qendrore, dhe duhet të ketë prova.

Sepse unë ju them me përgjegjshmëri të plotë, ashtu siç thashë që ka patur akuza të rënda për Ministrat e Drejtësisë më herët për përdorimin e administratës së burgjeve dhe të dënuarve, sot nuk ka asnjë akuzë për sistemin e burgjeve sepse ne kemi dhënë zero leje shpërblyese jo vetëm gjatë fushatës por gjatë gjithë kohës para fushatës për personat që janë të dënuar në sistemin penitenciar.

Ashtu e njejta situatë për leje të veçanta. Ashtu siç nuk kemi lejuar asnjë takim me subjektet kriminalë me personat që janë jashtë sistemit që mund të jenë edhe të afërm të tyre. Pse? Me qëllim që të mos kemi keqpërdorim dhe asnjë lloj akuze që këto subjekte kriminale të mund të lejoheshin ashtu sic është bërë në të kaluarën për të ndikuar dhe ushtruar presion ndaj zgjedhësve, pasi ka patur akuza reale dhe në 2009 dhe në 2013. Madje edhe në një analizë që është bërë më pas nga Ministri i Drejtësisë në 2013 pasi kishte kaluar procesi zgjedhor janë vërejtur numra të frikshëm të subjekteve kriminalë të lejuar, rreth 1300. Vetë sistemi i burgjeve ka rreth 5000 të burgosur”.

Të sqarojmë një gjë. Raporti nuk flet për administratën e burgjeve dhe administratën e MD në vecanti por flet për përdorimin e administratës në përgjithësi.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Prandaj them duhet të ketë fakte reale. Unë po ju them me përgjegjshmëri lidhur me atë administratë që nuk është e vogël. Pra janë rreth 6000 punonjës që janë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, ndaj të cilëve në asnjë moment nuk është ushtruar as presion dhe nuk janë përdorur për të qënë pjesë e fushatës apo për të diktuar votën e tyre.

Sepse kur marr pjesën e të dënuarve që është më e kollajtë për t’u diktuar, se po të marrim rezultatet e zgjedhjeve të 2013 e shikojmë qartësisht që partia në pushtet (partia demokratike) ka patur trefishin e votave të PS në atë kohë. Ndërsa sot ne e shohim rezultatin mjaft mirë që PS është humbwse në sistemin e burgjeve.

Dhe, me të drejtë ju thoni që të burgosurit nuk kanë votuar për drejtuesit. Që do të thotë që edhe unë vetë personalisht në sistemin e burgjeve kam marrë, si tek 302 dhe 313 që janë burgje të sigurisë së lartë 0 vota, edhe individualisht.

Kam marrë vetëm një votë në burgun e Rrogozhinës në të gjithë qarkun e Tiranës. Z.Dervishi kjo tregon qartësisht që jo vetëm nuk ka keqpërdorim të administratës, por nga ana tjetër nuk ka asnjë diktim të vullnetit të lirë të të dënuarve qw po marrim si subjekte, jo më të administratës së burgjeve. Kjo është arsyeja që pse është ky rezultat dhe faktet flasin vetë”

Ju e dini më mirë se unë që ndonëse një konstatim i tillë në këtë raport të OSBE-ODHIR ai konstatim është i shoshitur, është i kontrolluar, i verifikuar, është i ballafaquar, nuk është se ka dalë nga asngjëja. E megjithatë Prokurori i Përgjithshëm sëpaku dy herë ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm ku i është drejtuar prokurorëve të rretheve që përshpejtojnë hetimin e ankesave lidhur me zgjedhjet. Shkoi vetë dje në Fier dhe Durrës që kërkon të përshpejtohet hetimi për çështjen e zgjedhjeve. Janë diku tek 180 padi që lidhen me pjesëmarrjen e zgjedhjeve. Ajo çfarë ne prisnim vërtetë që e bëmë Kosovën si shembull është që ingranazhi i drejtësisë, nuk lëviz, nuk ka një rast ku të thuhet se u bë kjo gjë, u vu në lëvizje porkurori, cështja po hetohet apo po shkon në gjykatë. Megjithëse ka kaluar mjaft.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Çfarë ka të bëjë me akuza që lidhen me fakte penale ku Prokuroritë kanë filluar hetimin dhe shqyrtojnë të gjitha çështjet që kanë shkuar atje si raste, padyshim Prokuroria, pa dashur të jem në mbrojtje të prokurorisë pasi kam edhe unë të njejtin shqetësim që të shqyrtohen dhe të hetohen sa më shpejt për të gjitha çështjet që lidhen me krimet elektorale.

Por mos harrojmë që është një periudhë e shkurtër. Mos harrojmë që ka kaluar 1 muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit. Që, do të thotë që akuzat më të shpeshta mund të kenë qënë ditët e fundit. Dhe ashtu sic mund të ketë akuza nga të gjitha palët mund të ketë edhe nga PS. Nuk jam në dijeni se sa kemi dërguar ne por nga ana tjetër do të duhet që SPAK të fillojë dhe jam e bindur që ka filluar hetimin por do të duhet të procedojë. Por koha është shumë e shkurtër që organi hetimor të përfundojë një hetim dhe më pas ta dërgojë në gjykatë. Dhe kjo është arsyeja se pse krimet elektorale u vendosën si kompetencë e  SPAK pavarësisht se e denim qartësisht ngarkesën e tyre. Në një kohë që ata kanë një fokus të posacëm që është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por duke ditur rëndësinë e këtyre veprave dhe problematikën që ne kemi patur në të kaluarën, kjo kompetencw i ka kaluar SPAK. Unë besoj që do e përfundojë hetimin e këtyre çështjeve sa më shpejt”.

Më shumë se besim tashmë është çështje lutje që SPAK të bëjë punën. Dhe ju keni thënë që të realizohen pritshmëritë e larta të krijuara si për çdo reformë kaq kapilare, reforma në drejtësi kërkon ende kohën e saj. Ende kohën e saj kur kanë kaluar 5 vjet. Nëse dikush ju pyet çfarë kohe kërkohet më tepër për të filluar për të parë këto rezultate nga drejtësia e re?

-Znj.Etilda Gjonaj: “Unë besoj se rezultatet po i shohim. Ne e kemi kuptuar dhe e dimë qartësisht. Edhe në këtë studio unë e kam thënë që reforma në Drejtësi nuk është një reformë e lehtë, prej së cilës ne presim rezultatet brenda vitit apo brenda ditës. Mos harrojmë se në një bilanc 4 vjeçar edhe të mandatit tim si Ministre Drejtësie, reforma në Drejtësi ka patur rezultate të jashtëzakonshme. Dhe në këtë reformë ne, Ministria e Drejtësisë kemi qënë interlekutori kryesor, sepse ka qënë vërtetë një pikë fokale për koordinimin e zbatimit të reformës në Drejtësi dhe kemi dhënë mbështetjen për ngritjen e të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë.

Dhe, kjo është evidente sepse institucionet sot janë në funksion. Ashtu siç kemi dhënë mbështetje financiare të pashmebullt për të gjitha kërkesat, nevojat që kanë patur institucionet e reja të drejtësisë. Ashtu siç kemi dhënë mbështetjen për ndërtesat e reja, infrastrukturën për institucionet e reja të drejtësisë. Sot ndërtesa e Polit të Drejtësisë, nuk e di nëse e keni parë, është një ndër godinat që nuk krahasohet me asnjë godinë të institucioneve shtetërore sot”.

Si çdo godinë në Tiranë, problem ka aksesin në kuptim të qarkullimit. Por gjithsesi është në një zonë të mirë është në një zonë të aksesueshme, në një zonë ku të dy këshillat sëbashku me Shkollën e Magjistraturës arrijnë të kryejnë funksionin e tyre. Ashtu sic kemi dhënë mbështetjen e pashembullt për të përfunduar të gjithë aktet nënligjore të reformës në drejtësi. Dhe në një bilanc 4-vjeçar unë mund të them me krenari që kemi arritur të bëjmë jashtëzakonisht shumë, ku dhe me ndërhyrjen e paketës së fundit ligjore, ku dëgjuam kërkesat e institcioneve të reja të drejtësisë për të patur një efektshmëri më të mirë të sistemit, mund të them që është një shembull dhe një rezultat i jashtëzakonshëm që padyshim edhe unë si Ministër Drejtësie padyshim kisha mbështetjen e Kryeministrit edhe një bashkëpunim shumë të mirë me Kuvendin, por një mbështetje të pashembullt me partnerët ndërkombëtarë të cilët në çdo moment dhe në çdo ndryshim ligjor që ju bë kësaj pakete ishin të pranishëm në diskutime dhe dhanë aprovimin e tyre për to.

Kur reforma në drejtësi, kur ka sukses, apo pretendohet që ka sukses, nuk është e vështirë t’i gjesh le të themi “babanë”, ndërsa problem është me dështimin dhe me fajin që zakonisht mbeten jetim. Por nëse pyesim se cili është autori i reformës në drejtësi kush i merr kreditet për këtë reformë?

-Znj.Etilda Gjonaj: “Unë besoj se ka dalë e qartë. Kreditet e kësaj reforme janë padyshim në radhë të parë vullneti i PS-së që e ideoi si reformë, që kërkonte ta kishte që në programin e saj në 2013, madje dhe më herët. Po ashtu ka patur një punë voluminoze dhe ekspertizë të jashtëzakonshme dhe nga ekspertët shqiptare dhe nga ekspertët ndërkombëtarë. Pa të githë aktorët bashkë, duke përfshirë jo vetëm vullnetin por edhe angazhimin e jashtëzakonshëm do të ishte e pamundur që të realizohej. Unë besoj që atributet u jepen pikërisht këtyre subjekteve, PS, njerëzit që kanë punuar, ekspertët shqiptarë dhe dy partnerët kryesorë, SHBA dhe BE që kanë qënë në mënyrë të vazhdueshme edhe sot që flasim pjesë integrale e të gjithë procesit të zbatimit të reformës në Drejtësi”.

Kjo reformë që perveç pjesës së pastrimit që duket e ka bërë përgjithësisht mirë dhe nuk ka diskutime për të. Ka ngritur pikëpyetje për të gjithë sistemin në kuptimin që vendi u ndodh disa vite pa GJ.K, pa GJ.L dhe krijoi goxha probleme. Por kështu sic është kjo reformë mendoni që është e aplikueshme për vende të tjera? Domethënë e ka kërkuar Kosova asistencën tuaj për të bërë një gjë të ngjajshme? Mesa di Maqedonisë i është këshilluar të mos bëjë të njëjtën gjë që ka bërë Shqipëria.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Patjetër për ne jo vetëm rezultati për Shqipërinë por edhe rezultati i cili është pozitiv dhe është i suksesshëm të mund të shërbejë si model edhe për vende të tjera të rajonit dhe pse jo edhe për vende të cilat kanë aderuar së afërmi në BE dhe që vuajnë nga problemet e pavarësisë të sistemit të drejtësisë do të ishtë një aspekt shumë pozitiv. Ne kemi biseduar me Kosovën, me Ministrin e Drejtësisë të mëparshëm, të cilët po gjithashtu janë shprehur të gatshëm për të marrë ekpertizën dhe modelin e Shqipërisë përsa i përket modelit të sistemit gjyqësor”.

Dakort anën positive por çfarë nuk duhet të bëjnë ata? Që ne e bëmë keq apo e bëmë në mënyrë të paplanifikuar.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Unë besoj që nuk ka diçka që mund të themi e bëmë keq apo nuk e kemi planifikuar”…

Sepse nuk u llogaritën burimet njerëzore, kriteret e vendosura shumë strikt, u ndodhëm në një moment që nuk kishim njerëz për të plotësuar vende, kaluam ligje dhe kandidatë thjesht se duhen plotësuar por jo duke zbatuar strikt rregullat. Këto janë gjëra që duhen thënë dhe të paktën duhen paralajmëruar të tjerët.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Padyshim ne në asnjë moment dhe ata që ishin pjesë e hartimit të reformës në drejtësi nuk e menduan se do të kishte një numër kaq të lartë gjyqtarësh dhe prokurorësh që do ngelnin në procesin e vettingut”…

Por kreu i EURALIUS pati thënë që Shqipërisë i duhen hequr 600-700. Ai ptaktikisht kishte paralajmëruar që më përpara që këta duhen fshirë të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Po, por nuk mund të shkojmë në një deklaratë thjeshtë subjective të kreut të EURALIUS. Nga të gjitha ato çka unë kam analizuar dhe që kam dëgjuar në atë kohë, në asnjë moment nuk është menduar që kishte një shifër kaq të lartë.

Por, nga ana tjetër në çdo moment nuk mund të themi që reforma në drejtësi nuk ka qënë e planifikuar. Përkundrazi ka qenë shumë e planifikuar. Megjithatë, ka patur disa vështirësi dhe mosmarrëveshje midis institucioneve që e kanë çuar këtë reformë shpeshherë të vonohet. Dhe, ne i kemi diskutuar në mënyrë të vazhdueshme se, cilat kanë qënë vonesat, cilët kanë qenë shkaqet etj”.

Jemi 5 vite më pas dhe sot që flasim, diskutojmë nëse do të përfundojë afati kushtetues i vettingut. Dhe pyetja është. Këto prokurorë dhe gjyqtarë që do të mbeten do të vettohen si? Do t’i vetojë KLP. Sot që flasim janë në pikëpyetje funksionimi i gjykatave të apelit pasi patëm një periudhë që GJ.L, GJ.K ishin jo funksionale. Domethënë sot që flasim pas 5 vitesh ende ka pikëpyetje të mëdha për funksionalitetin e reformës së tërë pa folur që nuk kemi ende asnjë rezultat konkret në atë që pritej para 5 vitesh.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Unë thashë që nuk them rezultatet pozitive se, dua ta shikoj thjesht “gotën mbushur”, por them rezultate pozitive se janë evidente. Mendojmë që kemi institucione të reja që, edhe në mënyrën se si duhet të jetë mentaliteti ka ndryshuar. Sepse e kemi thënë disa herë që reforma nuk është thjesht një ndryshim i tullave të ndërtesave që janë ekzistuese, por është ndryshim i mentalitetit. Këto rezultate vijnë edhe në momentin që ndryshon mentaliteti”.

Po por ju vetë keni thënë që ka nevojë gjithmonë për përditësime për të reflektuar ndryshimet e kontekstit kur ajo zbatohet.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Kjo patjetër sepse kjo ishte arsyeja se pse ne ndërmorëm debatin për paketën e fundit ligjore.  Ku ajo çfarë ne garantuam ishte që ne të mos dilnim në asnjë moment në kundërshtim me parimet që vetë reforma në drejtësi kishte instaluar.

Me ato shtyllat kryesore të pavarësisë të paanshmërisë, të emërimit të gjyqtarëve, të mënyrës sesi hyjnë magjistratët në sistem.

Padyshim disa ndryshime që lidheshin me efektshmërinë e sistemit të drejtësisë janë gjithmonë të nevojshme. Në rastin konkret ne kemi bërë disa ndryshime që lidhen me pjesën e procesit trupave gjykuese me qëllim që ato të jenë më të shkurtëra në kohë dhe njëkohësisht”.

Ta bëjmë më konkrete. Nëse unë kam një çështje si qytetar në GJ.L prej 15 vitesh. çfarë efekti do të ketë mbi dosjen time ndryshimet që ju miratuat në kuvend më 7 maj, kur thatë që do ti lehtësojmë në mënyrë domethënëse stokun në gjykata?

-Znj.Etilda Gjonaj: “Sepse sot është e mundur që çështje, të cilat në njëfarë mënyre ato administrative, kishin gjetur një formë të ndërmjetme për të shqyrtuar në Dhomë Këshillimi nga 3 Gjyqtarët, të cilët u emëruan fillimisht dhe ishin vetëm 3.

Tashmë kjo është shtrirë edhe në çështjet penale dhe në çështjet civile. Ashtu si GJ.L vendosi gjykimet pilot për një numër çështjesh, të cilat kishin ngjashmëri. Të njejtën gjë mund ta bëjnë edhe në civile edhe në penale. Për më tepër, që u reduktua numri i trupës së gjyqtarëve të cilët do të shqyrtojnë çështjet.

E gjitha kjo me gjithë kalkulimet që kemi sjellë, edhe me ndërhyrjet dhe me ndryshimet e afateve dhe të trupës gjykuese në GJ.L. Gjykata e Lartë mundet për një 3-vjeçar të zhbllokojë komplet sistemin përsa i përket evadimit të 35.000 dosjeve të cilat janë stok që prej 15 vjetësh. Këto janë kalkulime që ne i kemi realizuar sëbashku me GJ.L. padyshim edhe me një rezervë tjetër brenda e cila kërkon avancimin sa më shpejtë të procesit të emërimit të gjyqtarëve të tjerë në GJ.L. Me qëllim që të plotësohen të paktën 11 Gjyqtarë dhe të jetë e mundur që të plotësohen trupat gjykuese që të ecet me dosjet. Nëse arrihet të bëhet plotësimi i të paktën 4 trupave gjykuese atëherë do të jetë më e lehtë për të evaduar të gjitha dosjet dhe të shkojmë në kalkulimin që  ne kemi bërë paraprakisht”.

Ju mund të keni kalkuluar që stoku i 35.000 dosjeve mund të bëhet brënda 3 viteve, por nuk mund të themi dot sot që kur do të kemi një GJ.L funksionale me 19 anëtarë.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Ka diçka. Padyshim ju e thatë për pjesën e atributeve kujt i takojnë, por nga ana tjetër janë dhe disa sfida që tashmë përtej faktit të mbështetjes që ne me partnerët u kemi dhënë institucioneve të reja të drejtësisë, do të duhet që prozhektorët, qoftë të rezultateve të drejtohen tashmë tek institucionet e reja të drejtësisë.

Kjo jo për ta hequr nga vetja, por në fakt ky ishte ai sistemi që ne kërkuam, që të ishte i pavarur tërësisht dhe i ka të gjitha mundësitë të prodhojë rezultate. Tashmë KLGJ i ka të gjitha mundësitë të emërojë sa më shpejtë edhe gjyqtarët e tjerë të cilët presin në rradhë për t’u emëruar sipas vakancave që ata tashmë kanë më shumë se një vit që i kanë shpallur”.

Ne kur flasim për rezultate poi  referohem dy raporteve të cilat merren në mënyrë sistematike me Shqiërinë. Raporti i BE  dhe Departamenti i Shtetit për 2020. Nëse i referohemi raportit të BE të fundit ai thotë që numri i hetimeve mbetet i lartë deri në datën e këtij raporti, vendimet përfundimtare në çështjet që përfshijnë zyrtarë të lartë mbeten shumë të kufizuara. Sidoqoftë thotë, korrupsioni mbetet tejet i përhapur dhe një shqetësim serioz. I njejti vit raporti i DASH thotë që korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët në mënyrë frekuente angazhohen në akte korruptive dhe janë të pandëshkuar.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Tashmë ne e dimë që korrupsioni është një fenomen dhe nuk e kemi shprehur në asnjë moment, përkundrazi edhe në programin Shqipëria 2030, lufta dhe vijimi i betejës kundër korrupsionit është një ndër objektivat dhe shtyllat kryesore të këtij programi.

Duke qënë kështu një vijimësi e asaj çfarë ne në aspektin legjislativ qeverisës kemi ndërmarrë deri më tani. Dhe, që do të vijojmë ta çojmë në një nivel tjetër me qëllim që të kemi rezultatet e luftës ndaj korrupsionit jo vetëm në aspektin legjislativ dhe procedural por nga ana tjetër dhe funksionit të vogël që lidhet me një sërë shërbimesh në sportele ku tashmë këto sportele janë kthyer në sportele elektronike, ku qytetarët nuk kanë më nevojë të shkojnë të kontaktojnë me atë që ofron shërbimin me nëpunësin, por e merr nëpëmjet një platforme elektronike dixhitale.

Që, do të thotë i gjithë evolucioni që do të bëhet për pjesën e dixhitalizimit të shërbimeve ul korrupsionin e vogël.

Patjetër që kërkon përgjigje për pjesën e korrupsionit në nivel të lartë apo në nivel të mesëm. Ku është pjesë e asaj çka ne presim sot nga SPAK për të hetuar të gjitha çështjet e korrupsionit në nivel të lartë apo edhe në sistemin e drejtësisë. Dhe unë besoj me ato çfarë kemi si informacion edhe në kuadër të raportimeve që kryhet për progresraportin nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë.

Tashmë SPAK ka filluar edhe një sërë hetimesh për gjyqtarët apo duke kërkuar sekuestrimin e pasurive të tyre ashtu besoj sic do të vijojnë me dosjet e atyre rasteve që ata kanë për korrupsionin e nivelit të lartë.

Por, na duhesh pak kohë të presim përsa kohë që SPAK tashmë ka një strukturë e cila bashkëvepron e cila është BKH, ku për fat të mirë janë zgjedhur 28 hetuesit e parë të cilët janë gjithashtu trajnuar.

Ndryshimet ligjore të paketës kanë garantuar dhe trajtimin financiar tw drejtuesit të BKH dhe gjithë strukturës e cila do të punojë së bashku me Prokurorinë e Posaçme”.

SPAK-ut tani nuk i mungon asgjë, as godina, as financa as njerëzit. Do ta ketë vullnetin për të bërë punën e vetë?

-Znj.Etilda Gjonaj: “Unë besoj që është e nevojshme t’i lëmë pak kohë. Dhe tashmë që do fillojë funksionimin edhe me BKH i ka të gjitha mundësitë ashtu sic thoni ju mbështetjen e pakushtëzuar financiare, si në paga si në pjesën infrastrukturore si në pjesën e legjislacionit pasi ne bëmë një ndryshim në K.Pr.P, ku në juridiksionin e SPAK u zvogëluan ato çështje të cilat kishin të bënin me korrupsionin e vogël.

Pikërisht veprat që, t’i lihet e gjithë mundësia, e gjithë hapsira e kohës që ti jepet mundësia që të merret me çështjet të cilat janë për korrupsionin e nivelit të lartë. Por të mos harrojmë, është paketë e cila vërtetë u miratua në 23 mars por u kthye nga Presidenti dhe u detyruam që të rrëzonim dekretin e Presidentit në 7 maj. Kjo është arsyeja që kjo paketë nuk ka hyrë në fuqi.

Prandaj mendoj që SPAK ka nevojë për kohë pavarësisht pritshmërive të të gjithëve ne janë shumë të larta”.

Mirë. PS erdhi në pushtet në 2013 dhe një nga aksionet e para sic është edhe i fundit që kishte Kryeministri “gati për Shqipërinë”, një WEB për të thirrur të rinj Shqiptarë që janë talente në botë. Në atë kohë e nisët me sa kujtoj me “stop ndërtimeve pa leje”. Tetë vite më pas, javën e kaluar në Parlament sërisht për të adresuar problematikën e ndërtimeve pa leje apo shkelje që vijnë nga subjekte të ndryshme ndërtimore. Duket sikur është një rreth vicioz që kthehemi tek pika e nisjes. 8 vite më parë nisi me ndërtimet pa leje, 8 vite më pas prap kthehemi tek ndërtimet pa leje. Për çfarë ka caluar që kthehemi atje ku ishim para 8 viteve me të njejtin fenomen.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Në rastin konkret ndërtimet paleje në çdo kohë padyshim do të jenë pririoritet ku më shumë sesa ligje të mira, do të duhet zbatimi i tyre. Ajo çfarë edhe para disa ditësh sëbashku me Kryministrin, Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin e Turizmit, ne patëm një takim me drejtuesit më të lartë të policisë dhe IKMT, kishte të bënte pikërisht me prioritizimin e atyre ndërtimeve paleje që si institucionet, si Policia e Shtetit, IKMT do të duhet të kontrollojnë territorin.

Në fakt kjo është një paketë që është përgatitur që një vit më parë. Është miratuar në Kuvend në fund të vitit që shkoi dhe nuk ka lidhje vetëm me ndërtimet paleje, por lidhet pikërisht me nevojën që e pamë të gjithë pas tërmetit të 26 nëntorit ku një pjesë e dëmeve materiale, por njëkohësisht në jetën dhe shëndetin e njerëzve, erdhën për shkak të ndërtimeve të dobëta apo ndërhyrjeve pa kriter, të paligjshme që ishin kryer në ndërtesa të ndryshme.

Kjo paketë nuk trajton vetëm masat penale dhe ndryshimet në Kodin Penal duke ashpërsuar pikërisht ndërtimet e paligjshme.

Njëkohësisht, nga ana tjetër ka masa administrative që lidhen me përcaktimin e roleve specifikë të atij që merret me ndërtimet. Duke filluar përgjegjësinë administrative dhe penale nga investitorët tek inxhinierët e ndërtimit, tek arkitektët, tek ata që bëjnë kolaudimin e ndërtesave dhe njëkohësisht mbikqyrësit e punimeve që jo vetëm kanë tani përgjegjësi të sakta në ligjin për disiplinimin e punimeve dhe ndërtimeve, por kanë edhe përgjegjësi penale të qarta secili nga ata, përsa i përket pjesës së ndërtimeve jashtë kritereve, apo ndërtimeve të cilat janë jashtë, apo në kundërshtim me lejen e ndërtimit.

Dhe, sot kemi institucione që i kanë të gjithë mekanizmat në dorë, për të bërë të mundur që jo vetëm të konfiskojnë ato ndërtesa ku ka shkelje të lejes por njëkohësisht edhe për pjesën e cilësisë së punimeve. Sepse, tashmë i është lënë një rol të gjithë subjekteve që unë përmenda që janë të detyruar që të informojnë në rast se ka nje shkelje nga leja e ndërtimit apo nga leja zhvillimore. Nga ana tjetër për herë të parë ne kemi përfshirë përgjegjësinë disiplinore për secilin nga këto subjekte. Ku sot MIE ka një komision të ngritur dhe që merr përsipër që të japi masa disiplinore për çdo arkitekt, për çdo inxhinier, për çdo kolaudues nëse ka një shkelje. Nga ana tjetër kemi përgjegjësinë penale në Kodin Penal. Tjetra, që është shumë e rëndësishme për të gjithë ata investitorë që duan t bëjnë një  kat apo një volum më shumë se sa ka lejen, atëherë ky subjekt ky investitor  vendoset në një listë të zezë ku legjislacioni më para nuk e ka patur dhe për 5 vite nuk ka të drejtë të fitojë një leje zhvillimore dhe ndërtimore nga asnjë subjekt publik. E gjithë kjo është një paketë që përmban ndryshime tërësore dhe nuk lidhet vetëm me ndërtimet e paligjshme. Padyshim ndërtimet e paligjshme kanë një pririoritet.

Do të kalojmë tek burgjet. Kanë shumë rëndësi edhe kushtet e burgjeve qëndrat e ndalimit nëpër komisariate. Unë po i referohem shumë shkurtimisht raportit të DASH të vitit të fundit që thotë: Kushtet fizike të këqija, mungesë e kujdesit shëndetësor vecanërisht kur është fjala për kushtet e shëndetit mendor. Janë këto probleme serioze sic është problem edhe korrupsioni. Kushtet mbeten nën standarte në disa stacione policie jashtë Tiranës dhe në qëndra të tjera urbane. Më ka bërë përshtypje dhe është një gjë krejt personale. Para pak ditësh më ka ndaluar një njeri në rrugë dhe më tha kam qënë i dënuar në Korcë, ngrejeni pak problemin e burgjeve. Nuk mund të jetohet me këto kushte, nuk mund të jetohet me të njejtin ushqim. çfarë pririoriteti ka MD për të përmirësuar gjëndjen e burgjeve jo thjeshtë nga pikëpamja e mbipopullimit të tyre?

-Znj.Etilda Gjonaj: “Në fakt pwr sistemin e burgjeve që në krye të 4 viteve ne filluam të ndërmernim në reformë tërësore në sistemin penitenciar. Mos harrojmë që ka qenë një trashëgimi e tmerrshme infrastrukturore, si dhe e burimeve njerëzore. Si e mekanizmave dhe e mjeteve ligjore që shpeshherë abuzoheshin dhe ka patur një korrupsion të jashtëzakonshëm”.

Ju keni thënë para 2 vitesh që një i burgosur kishte 840 takime brënda vitit a thua ka qënë zv.Ministër dhe ka patur agjendë.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Kanë qenë me fakte. Kanë qënë ngjarje reale. Që, do të thotë i gjithë synimi ynë në këtë reformim nuk ishte thjeshtë dhe vetëm ligjor sepse kemi reformuar të gjithë bazën ligjore të sistemit penitenciar, ashtu edhe të ekzekutimit të veprave penale.

Janë miratuar tashmë 4 ligje dhe i 5-ti pret sëfundmi në Kuvend. Është një ndërmarrje e jashtëzakonshme. Po ashtu sic kemi bërë një reformim të pjesës strukturore dhe burimeve njerëzore që të mos ketë as abuzim me trajtimin e tyre as me transferimet nga një burg në vendin tjetër dhe që vetëm thjeshtë personi të japë dorëheqjen dhe të ikë nga sistemi.

Po ashtu siç kemi bërë një ndryshim dhe po reformojmë edhe pjesën infrastrukturore. Njëkohësisht është e vështirë ti zëvëndësosh të 24 institucionet penitenciare në një moment. Sepse kuptohet që sistemet e burgjeve janë njëkohësisht konsumatore, marrin një buxhet të jashtëzakonshëm.

Por, nga ana tjetër kemi filluar të ndërtojmë qasjen e re që do duhet të ketë sistemi i burgjeve.

Për shembull, Zaharia Krujë me një vendim timin është vendosur që të mbyllet dhe tashmë është në një fazë karantinimi pasi po presim që, një godinë e lënë në mëshirë të fatit për më shumë sesa 10 vjet nga MD, të mundet të akomodojë ata të cilët janë të sëmurë me sëmundje kronike apo të moshuar.

Mos harrojmë që kemi patur një pandemi, e cila ka krijuar një anomali në të gjithë sektorët. Dhe, të mendojmë që në sistemin e burgjeve sa të kufizuara kanë qënë edhe shërbimet shëndetësore. Por ne kemi arritur ta menaxhojmë në një mënyrë të jashtëzakonshme. Sepse, vetëm po të marrim vdekjet në sistemin e burgjeve nga pandemia ne kemi patur fatkeqësisht vetëm 2 humbje jete të të burgosurve që kanë patur dhe sëmundje shoqëruese”.

Duhet thënë fatmirësisht në këtë rast.

-Znj.Etilda Gjonaj: “Fatkeqësisht sepse në fund të fundit janë humbje jete. Por, nga ana tjetër kemi patur mundësinë që pavarësisht se me kapacitete shumë të kufizuara shëndetësore të arrijmë ta menaxhojmë situatën në sistemin e burgjeve pa asnjë lloj problematike.

Kjo nuk vjen vetë, kjo vjen për shkak të menaxhimit për shkak të përkushtimit të atyre njerëzve, për shkak të asaj sakrifice që kanë bërë edhe drejtuesit dhe punonjësit e policisë dhe aq më tepër stafi shëndetësor ku në kulmin e pandemisë shkonte shefi i shërbimit shëndetësor nga Tirana në një burg të largët si Tropojë, Sarandë vetëm për të matur temperaturën e atyre që ishin të dyshuar me COVID-19. Dhe, për ta menaxhuar në një situatë sa më mirë të mundshme arritëm të përgatisim dhe atë nisëm që nuk ishte ndërmarrë ndonjëherë se nuk ishte dashur, që ishte lirimi i përkohshëm i të dënuarve me qëndrim në shtëpi. Ku me rreth 420 të dënuar ne nuk patëm asnjë rast largimi. Përkundrazi ata njenjën 6 muaj në shtëpi dhe u kthyen  përsëri brenda në burgje. Që do të thotë e gjithë kjo nuk mund të bëhet vetë. Padyshim lajm i mirë nuk është kurrë lajm, e keni thënë vetë ju gazetarët. Në rastin konkret është vërtetë një rezultat i jashtëzakonshëm nga mënyra si është menaxhuar”.

Po por edhe lajmi i mirë duhet dhënë sepse nuk mund të jetojmë dot vetëm me lajme të këqija. Është një marrëveshje ekstradimi me SHBA  e vitit 1933 në mos gaboj. çfarë të reje ka marrëveshja që pritet të miratohet nga parlamenti?

-Znj.Etilda Gjonaj: “Ne kemi funksionuar me një marrëveshje, e cila ishte shkruar 87 vjet më parë”.

Do të thotë ka qënë marrëveshje e mirë?

-Znj.Etilda Gjonaj: “Ka qenë marrëveshje e mirë por, ka patur nevojë për përfshirjen e atyre veprave penale që në atë kohë nuk konsideroheshin vepra penale. Ku ka patur edhe një sërë ndryshimesh që kanë ardhur nga konventat e ekstradimeve që kanë ratifikuar vendet tona. Dhe, kjo do t’i sjellë më shumë bashkëpunim Shqipërisë dhe SHBA për ekstradimin e të gjithë atyre që kyejnë një vepër penale këtu apo anasjelltas për shtetasit Shqipëtar në SHBA. Ka qenë vërtetë një gur themeli për marrëdhëniet që ne kemi patur me SHBA dhe DASH.

Ka qenë një marrëveshje që unë e kam gjetur dhe që kishtw qëndruar stok por duke bërë azhornimet, ndryshimet dhe duke u dakortësuar me  një proces të gjatë pune për hir të së vertëtës, arritëm në rezultatin e firmosjes së kësaj marrëveshje, e cila do të jetë një risi edhe për bashkëpunimin gjyqësor midis të dy shteteve”.

Ministre Gjonaj shumë faleminderit që ishe sot në “Përballë”!

-Znj.Etilda Gjonaj: “Faleminderit juve”!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.