Kryesore

Konfirmohen 17 viktima dhe 87 raste me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

14:33 - 19.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 17 viktima nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2, 953 teste të realizuara, 87 raste kanë rezultuar pozitivë për Covid.




Gjithashtu Instituti për Shëndetin Publik bëri me dije se 197 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Rastet me Covid janë shënuar: Në Shkup – 26, Radovish – 9, Kumanovë dhe Kratovë nga 6, Prilep – 5, Manastir, Strumicë, Koçan dhe Kërçovë nga 4, Negotinë dhe Dellçevë nga 3, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strugë dhe Sveti Nikollë nga 2, Kavadar, Shtip dhe Kriva Pallankë nga 1.

Sakaq numri i përgjithshëm i personave të prekur me Covid ka arritur në 154, 981, ndërsa 5, 249 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.