Ata na kanë bërë të qeshim dhe të mendohemi me humorin e tyre, duke sjellë realitetin nëpërmjet parodive të cilat kanë mbetur të pazëvendësueshme për vite të tëra. Afrim Agalliu, një nga parodistët e famshëm të Vlorës, erdhi në një rrëfim ndryshe për ‘FitStation’ në News24. Ndër të tjera, Agalliu zbuloi për herë të parë për moderatoren Çenkuela Hasa, se si dy vëllezërit binjakë Romeo dhe Donald Veshaj janë ngjitur në skenë për herë të parë.
“Ata janë shumë të talentuar, janë vetvetja, kjo është gjëja që më pëlqen te ata. Madje kjo është ekskluzive për ty, mua më kishin ftuar por nuk vajta për shkak të Covidit pasi unë kam qenë i pari që i kam ngjitur në skenë ata.
I kam marrë kur ishin në gjimnaz, kam ndërtuar një shfaqje të tërë mbi Romeon pasi Donaldi ishte më i tërhequr, ndërsa Romeo e ka përfaqësuar shumë karakterin vlonjat. Aktivizoheshin me shkollat e mesme dhe Romeos i bëra një provë, ku pashë që kishte ‘X’, guximin për të dalë skenë. Mbi karakterin e tij ndërtova një shfaqje, e ula në sallë me publikun dhe gjatë shfaqjes kur interpretoja me kolegët e mi në skenë, Romeo lëshonte ndonjë batutë duke përfaqësuar karakterin e spektatorin vlonjat, i thashë ulu në radhën e parë te publiku dhe na ngacmo me ndonjë batutë të tipit, ” hë ç’po bëni ju, hapni krahun se ka dhe të rinj këtu”, e shfrytëzova Romeon për këtë rol pasi ishte karakter i përshtatshëm, dhe pas kësaj ndërhyrje unë e thërras në skenë ku i kisha përgatitur një parodi për pleqtë dhe këndon me ne. Kjo shfaqje pati një sukses të madh”- u shpreh Afrimi
Pac faqen e bardhe Afrim!Artisti eshte gjitnji ne krah te artistit.