SHËNDET

Çfarë ushqimesh duhet të hani pas vrapit në mëngjes

09:43 - 24.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrapimi është ushtrimi më i dobishëm për të qëndruar i shëndetshëm dhe në formë. Pas vrapit në mëngjes, ndiheni të uritur. Kjo ndodh sepse sasia e glukozës në trup zvogëlohet si dhe muskujt kërkojnë lëndë ushqyese.




Nëse gjatë kësaj kohe nuk konsumoni glukozë dhe proteina, atëherë ekziston një mundësi e shtuar e dëmtimit dhe dobësimit të muskujve. Për të shmangur këtë problem, duhet të konsumoni ushqimet e nevojshme pas vrapit.

Qumësht me çokollatë

Konsumi i qumështit me çokollatë ndihmon në rikuperimin e muskujve pas një vrapimi.

Vezë të zier, avokado dhe shegë

Të hash vezë të ziera, shegë dhe avokado pas vrapit është e dobishme. Ato përmbajnë shumë lënë yshqyese të cilat ndihmojnë në sigurimin e energjisë duke e bërë trupin të shëndetshëm.

Sallatë me shalqi

Shalqiri përmban deri në 90 për qind ujë. Trupi ka mungesë të ujit për shkak të djersitjes pas garës. Për të tejkaluar këtë problem, duhet të konsumoni një sallatë me shalqi.

Qumësht dhe bajame

Mineralet dhe vitaminat e pranishme si në qumësht ashtu dhe në bajame janë të dobishme për trupin. Lëndët ushqyese të pranishme në to i mbajnë muskujt të shëndetshëm.

Bollgur

Bollguri përmban fibra dhe antioksidantë që ndihmojnë në uljen e peshës duke mbajtur trupin të shëndetshëm. Gjithashtu, ekzistojnë burime të mira të proteinave, për shkak të të cilave marrja e tyre pas vrapimit në mëngjes është e dobishme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.