KULTURË

Ekspozita “Tirana në telajo”, një thirrje për ruajtjen e pasurive kulturore dhe historisë

11:12 - 25.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Fëmijët e “Qendrës Kombëtare Kulturore” përmes 33 punimeve në akrilikë kanë sjellë dimensionet më të ndritshme, të kryeqytetit të dikurshëm dhe të sotëm. Pikturat e punuara deri në detajet më të vogla, me ngjyra sa të ngrohta, aq edhe të forta përcjellin ndjesinë e tyre për rrugët, për strehëzat e dikurshme duke u ndalur te historia dhe pasuritë kulturore. Kalaja e Petrelës, Ura e Tabakëve, dyert e vjetra dhe udhë të tjera nëpër kryeqytet, flasin qartazi përmes pikturave për frymën dhe vështrimin e thellë të fëmijëve të talentuar. Puna për të sjellë “Tiranën në telajo” ka filluar që para dy muajsh. Kuratorja dhe mësuesja Ruzmira Bejaj tregon për “Gazeta shqiptare”, për të gjitha proceset e punës, vështirësitë e fëmijëve, që punuan me akrilikë, si dhe për mënyrën se si u mirëprit nga artdashësit kjo ekspozitë krejt e veçantë, që shtrihet në dykohësi e vjen me mesazhe të qarta.




Fëmijët e Qendrës Kombëtare Kulturore kanë sjellë “Tiranën në telajo”, këtë ekspozitë me 33 punime në akrilikë. Si lindi ngacmimi për të realizuar këtë ekspozitë?

“Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë” ka për qëllim t’iu ofrojë fëmijëve mundësinë të jenë pjesë e shumë aktiviteteve, që zhvillohen përgjatë vitit mësimor. Ekspozita më e fundit ishte “Tirana në Telajo”, e cila erdhi si ide që fëmijët të kishin mundësinë të shpalosnin aftësitë e tyre në teknikën e akrilikut.

Ideja ishte sigurisht e sugjeruar nga unë si udhëheqëse e tyre në procesin e zhvillimit të punës. Ata e mirëpritën mjaft mirë dhe u ndjenë tepër komod në realizimin e peizazhit si dhe elementët e tjerë, që janë karakteristikë e qytetit të tyre të dashur.

Ata u ndien të kënaqur në zhvillimin e të gjithë procesit të punës, si në përzgjedhjen e imazhit e më pas në hapat e realizimit të punës.

Ruzmira, si mësuesja e tyre dhe kuratorja, cila ka qenë këshilla më e shpeshtë që u keni dhënë gjatë kësaj periudhe?

Fëmijët që ndjekin kursin e pikturës, janë të apasionuar për artin pamor dhe sigurisht që nga ana ime, këshilla që jap më shpesh është që ta duam atë që bëjnë dhe ta bëjnë mirë, pasi çdo gjë që bëhet me dëshirë dhe punë jep frytet e saj.

Detajet më të veçanta të Tiranës që vijnë përmes punimeve të fëmijëve?

Tirana vjen përmes peizazhit të bukur, nëpërmjet veprave shohim Tiranën në të gjitha stinët e saj, si dhe objektet kulturore si kala, ura etj. Përpos tyre kanë realizuar edhe shtëpi të vjetra tiranase, dyert dhe dritaret.

Tematika kryesore mbi të cilën ngrihet e gjithë ekspozita?

Qëllimi kryesor i tematikës është të promovohet peizazh i bukur i Tiranës, si dhe objektet kulturore dhe simbolike, karakteristike të qytetit tonë.

Në punime vihen re ngjyrat e ngrohta, stinët që përqafin rrugët dhe copëza të Tiranës së shkuar dhe asaj të sotmes. Ka ndonjë simbolikë të veçantë përdorimi i këtyre ngjyrave?

Duke sjell peizazhin nën vëmendje, sigurisht që peizazhi përkthehet në gjendje të ndryshme stinore. Çdo stinë vjen me ngjyrat e saj, nxënësit kanë realizuar vjeshtën në disa tablo, në të cilat vijnë me ngjyra të ngrohta, por njëkohësisht dhe të forta, vera gjithashtu përcillet nga ngjyrat e forta dhe të ngrohta, ndërkohë pranvera vjen plot dritë dhe dimri në ngjyra të ftohta dhe të pastra.

asssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssss saaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa asdafffff asddadd saasjsajksajk sassa 5 dy nje
<
>

Përgjatë procesit të punimit, cila ka qenë vështirësia kryesore e fëmijëve që pikturonin?

Teknika akrilik në telajo ka vështirësitë e saj në procesin e punës. Vështirësia qëndron te fëmijët, që e realizojnë për herë të parë, pasi akriliku ka një proces pune që duhet ndjekur hap mbas hapi për të arritur rezultatin e duhur.

Sa e kujdesshme keni qenë në përzgjedhjen e materialeve orientuese për fëmijët?

Përzgjedhja e materialeve është një proces, që kërkon kohën e vet. Imazhet janë parë nga ana e vështirësisë së realizimit nga fëmijët. Atyre iu janë paraqitur të gjitha dhe më pas në bazë të grupmoshës janë përzgjedhur nga vetë ata.

Ju i ekspozuat punimet te “Kalaja e Tiranës”. Sa interes patën njerëzit për të mësuar më shumë rreth ekspozitës?

Ekspozita pati shumë interes, duke qenë se u realizua tek “Kalaja e Tiranës”, që tashmë është kthyer një pikë referimi edhe për turistët dhe jo vetëm. U ndoq me shumë vëmendje nga gjithë artdashësit, ndërsa për fëmijët pati shumë komplimente dhe përshtypje të mira.

Po fëmijët si e përjetuan momentin e ekspozimit të punimeve të tyre?

Fëmijët çdo ekspozitë e mirëpresin me shumë kënaqësi, por në këtë rast duke marrë parasysh se aktivitetet kanë qenë të kushtëzuara, sigurisht që e përjetuan me më tepër emocion.

Aktiviteti më i afërt, për të cilin ka nisur puna që tani?

Së shpejti, kemi ekspozitën e radhës, më 11 qershor. Ky aktivitet do të përfshijë të gjitha grupmoshat, që ndjekin kursin e pikturës, në të cilën fëmijët do të shfaqen me punimet e tyre më të mira të realizuara gjatë gjithë vitit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.