Kryesore

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare, gazetari i njohur Ymer Minxhozi

12:15 - 02.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një emër i njohur i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare ka mbyllur sytë sot në Tiranë në moshën 91 vjeçare. Ymer Minxhozi, gazetar, publicist e diplomat me stazh të gjatë, ka ndërruar jetë në banesën e tij.




Ymer Minxhozi është autor i mbi 20 librave me esse, satirë, shënime udhëtime dhe kujtime. Pasi ka mbaruar studimet në Moskë për gazetari në vitet ’50, ai ka qenë korrespondent i shtypit shqiptar në Kinë dhe vendet e Azisë Juglindore, e më pas ka drejtuar gjatë jetës së tij për shumë vite revistën “Shqipëria e Re”.

Ymer Minxhozi ka përfaqësuar vendin tonë në disa kontakte diplomatike, kulturore e bisedime me vendet fqinje dhe ato evropiane.

Gazetar aktiv dhe i përkushtuar në profesionin e tij, Minxhozi ka qenë prezent me shkrimet e tij edhe pas viteve ’90, kohë gjatë të cilës ka botuar vëllimet “Borë e zezë”, “Shansi i humbur”, “Era e mykut”, “Ditari i tre kontinenteve” etj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.