Kosova

Varianti afrikan i Covid-it në Kosovë, flet kreu i Infektivit: Përhapet më shpejt

16:01 - 08.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Klinikës Infektive në Kosovë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se varianti afrikan i coronavirusit përhapet më shpejt, ndërsa tha se pacienti i konfirmuar me këtë variant është pranuar më 4 qershor në Klinikë dhe po trajtohet me oksigjeno-terapi.




Në një konferencë për media, Sadiku tha se në total me coronavirus të shtrirë në spital janë 20 persona.

“… Ne jemi të obliguar të përgatitemi për trajtimin që kanë nevojë për hospitlaizim. Rënia e numrit të rasteve ka ndikuar që të zvogëlohet numri i të hositalizuarve dhe sot kemi 20 pacientë me Covid”.

Ndryshe, sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar praninë e variantit afrikan të coronavirusit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.