AKTUALITET

Le temps (1909) / Partia e re e dr. Ibrahim Temos në Turqi dhe qëllimi i saj

11:28 - 12.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Le Temps” ka botuar, të martën e 30 nëntorit 1909, në ballinë, një shkrim në lidhje me krijimin e një partie të re në Turqi nga Dr. Ibrahim Temo dhe qëllimin e saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :




Partia tjetër quhet “partia demokratike” – Fvika-i-ybed. Ideja e formimit të saj – e cila nuk është ende një punë e përfunduar – i përket Dr. Ibrahim Temos, shqiptar. I përndjekur nga regjimi Hamidian, ky mjek u strehua në Gjenevë dhe u kthye në Turqi vetëm pas shpalljes së Kushtetutës. Ai deklaron, ndërsa kandidon për një vend deputeti, se dëshiron të “mbrojë të shtypurit nga shtypësit”. Është një program i nderuar, por i paqartë. Sipas informacionit tonë, është një parti e koalicionit e drejtuar kundër kësaj aristokracie e cila ekziston në Azinë e Vogël dhe e cila përfaqësohet nga bejlerët dhe agallarët. Dr. Ibrahim Temo botoi një lloj artikull-manifest në “Yeni Gazetta”. Ai citoi Kuranin për të dëshmuar se Islami ngulit parimin demokratik. Ashtu si Haidar Beu, ai proteston kundër abuzimit që është bërë ndaj grupeve nacionaliste. Ai me të vërtetë duket se beson se nëse abuzimet e bejlerëve dhe agallarëve nuk kanë pushuar së ndodhuri, kjo është për shkak se ata kanë përfituar falë rëndësisë së racës turke.

Dr. Ibrahim Temo shton : Kjo është aq e vërtetë sa Parlamenti ka ndaluar formimin e çdo shoqate bazuar në kombësinë. Sigurisht nëse grindjet kombëtare nuk do të kishin lindur kurrë midis nesh, do të kishte qenë e tepërt të miratoheshin ligje të tilla. Tek ne, fisnikëria nuk ka ekzistuar kurrë dhe, në një farë pike, mund të diskutohet se kurrë nuk ka ekzistuar një parti popullore, por nuk mund të mohohet se gjithsesi takojmë kudo njerëz që vuajnë nga veprimet e bejlerëve dhe agallarëve. Nuk mund të mohohet gjithashtu, se familjet e këtyre bejlerëve dhe agallarëve vijnë së bashku për të siguruar kontribute në Azinë e Vogël dhe për t’u marrë me çështje të tjera për të cilat kanë interes. Nuk mund të mohohet që në këtë mënyrë këto familje janë në rrugën e krijimit të një aristokracie. Pra, nëse nga njëra anë, partia jonë është në kundërshtim me nacionalistët, sepse nuk mund të pranojmë ndonjë dallim të fesë ose kombësisë, ne duhet, nga ana tjetër, të mbrojmë interesat e popullsisë që punon kundër shtypjes nga bejlerët dhe agallarët dhe prandaj është logjike dhe e natyrshme që ne ta vëmë veten në kundërshtim me aristokratët.” 

Dr. Ibrahim Temo, megjithëse shqiptar, shpreson të rekrutojë anëtarë veçanërisht në Azinë e Vogël. Ashtu si Haidar Beu, ai mbron veten kundër çdo paragjykimi të opozitës. Ai u ftua gjithashtu të merrete pjesë në përpjekjet fillestare të Komitetit Bashkim dhe Progres. Do të jetë kurioze të ndjekim zhvillimin e këtyre grupimeve të reja dhe marrëdhëniet e tyre me qeverinë./darsiani

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.