Kryesore

“Erdhi ky katunari nga Erseka”, Erion Isai dhe Ajlin rrëfejnë historinë e dashurisë së tyre

19:34 - 13.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai dhe bashkëshortja e tij, aktorja Ajlin Petrela ishin sot të ftuar në rubrikën ‘Gjysma ime’ në emisionin ‘E diela shqiptare’, ku rrëfyen historinë e tyre të njohjes.  Gjithçka kishte nisur në Akademinë e Arteve, kur dyshja ishin studentë.




Ajlin u shpreh se asokohe e quante Erionin “katunari nga Erseka”.

“Në kohën që unë e kam njohur Erionin, të paktën që më ra mua në sy në fakultet, ishte koha kur Erioni bënte “Tv Ersekën”.Ishte një grim skandaloz, Erioni me ato vetullat e atë mjekrën e shëmtuar më krijonte shumë antipati. S’kisha asnjë lloj simpatie për të. Madje, ai vinte në shkollë, bënte mësim dhe ikte, i thoja gocave që “ka ardhur katunari nga Erseka, bën tangërllëk në fakultet, hyn dhe del”. Ai në fakt vinte dhe shkonte në punë. Më dukej shumë mendjemadh dhe nuk kisha asnjë lloj tërheqjeje ndaj Erionit”, u shpreh Ajlin.

Ndërsa Erioni u shpreh se ishte betuar që nuk do ta zgjidhte partneren nga Akademia e Arteve.

“Shiko, unë isha betuar që grua nga Akademia e Arteve nuk do merrja. Eshtë shkollë shumë e vështirë, sidomos tek arti dhe konsumonim kohë pafund. Sezoni i provimeve në Akademinë e Arteve nuk është si çdo student që shkon në dhomë, në shtëpi, mëson, studion. Atje deri në 3 të mëngjesit nëpër studio, bëj prova. Më kishte ardhur në majë të hundës e gjitha si proces dhe mendoja që do ta gjeja jashtë profesionit për të pasur atë larmishmërinë. Mirëpo, për këtë më ra në kokë pastaj, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.