SHËNDET

Receta e mrekullueshme që do t’u pastrojë mëlçinë brenda dy muajsh

13:51 - 14.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rozmarina vlerësohet si mirëbërëse për gjithë organizmin dhe për shëndetin e mëlçisë gjithashtu. Më poshtë po sjellim një kurë të shëndetshme dhe krejt efikase për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë. Në përgatitjen e kësaj kure ju duhen 14 lugë gjelle me degë të lulëzuara të rozmarinës. Degët e lulëzuara të rozmarinës hidhen në një tenxhere ku keni valuar 1 litër ujë. Ena lihet e mbuluar përreth 30 minuta dhe më pas kullohet. Kjo kurë rekomandohet që të konsumohet 3 herë në ditë për 1 deri në 2 muaj rresht. Mëlçia është organi që largon dhe pastron trupin tonë nga toksinat e dëmshme. Në të njëjtën kohë është dhe një nga organet që i duhet më shumë energji për të kryer proceset e saj. Rozmarina është një bimë e fuqishme e cila kryen shumë funksione për organizmin tonë. Ajo ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe formimin e qelizave të këqija, por funksioni kryesor është pastrimi i trupit tonë nga helmet. Mëlçia është përgjegjëse për prodhimin e një përbërjeje e cila largon toksinat nga organizmi ynë. Nëse ju doni që ky proces të përshpejtohet, mund të përdorni rozmarinën në dietën tuaj. Rozmarina rrit përqindjen e ujit që largohet nga trupi ynë, dhe me të dhe patogjenët, kripërat e tepërta, toksinat dhe yndyrat e dëmshme. Rregullon qarkullimin e strukturave biliare, vaji i rozmarinës arrin të neutralizojë ushqimet me përmbajtje acidi, kur ato shpërbëhen në stomak. Nxit funksionin e mëlçisë, duke përshpejtuar ritmin e nxjerrjes jashtë të toksinave nga trupi ynë. Gjethet, sit ë freskëta dhe të thara, shërbejnë si një erzë për lloje të ndryshme mishrash, suprash apo sallatash dhe puresh. Nëse e konsumoni në formën e një çaji, mund të trajtojë dhe problemet me tretjen. Mjafton që të shtoni disa gjethe rozmarine në ujë të nxehtë, ta lini për pesë minuta, dhe më pas do të keni të përgatitur një çaj plot shije dhe aromë.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.