Kryesore

Denoncimi i PD: Emërimin e kreut të IKMT-së në Shkodër ,kandidat për deputet i PSD-së së Doshit

17:31 - 17.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me emërimin e kreut të IKMT-së në Shkodër, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat.




Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti i zgjedhur në Fier, Enkelejd Alibeaj tha se Serdar Hoxha ka qenë pjesë e listave të partisë së Tom Doshit.

Sipas tij, me këtë emërim në krye të IKMT-së së Shkodrës tregon se qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit është zyrtarizuar sot me një emërim kyç kriminal në Shkodër.

Serdar Hoxha, kandidati për deputet i PSD-së së Tom Doshit u emërua kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit, një funksion në varësi të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme.
Me emërimin e sotëm, Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion.

Mediat mund t’i kujtojnë shqiptarëve deklaratën e Edi Ramës para zgjedhjeve se nuk do të qeveriste me Tom Doshin. Sot të gjithë e kanë të qartë se kjo ishte pjesë e lojës së pistë të Edi Ramës për të mashtruar publikun dhe partnerët.
Aleanca e tyre nuk është ndalur asnjëherë.
Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit. 3 mandatet e blera janë mandate në shërbim të Edi Ramës, janë garanci për të vazhduar ndarjen e pushtetit të vjedhur dhe për të thelluar më shumë zhvatjen e shqiptarëve.

Qytetarët janë të ndërgjegjshëm se Edi Rama dhe Tom Doshi janë një.
Partia Socialdemokrate është vetëm një zgjatim i Edi Ramës për të mbajtur të paprekur aleancën me Tom Doshin, si dhe kopertura e paktit kriminal Rama-Doshi për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Emërimi i njerezve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.