BOTA

Kur të del kundër “i yti”/ Vuçiçin e bën për ujë të ftohtë raportuesi për Serbinë në PE!

17:00 - 17.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilčik është përplasur ashpër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç i cili tha se Bilčik nuk ka të drejtë ta përcaktojë se me kë duhet të marrë pjesë Serbia në stërvitje ushtarake.




Bilčik u shpreh pak ditë më parë se stërvitja e përbashkët ushtarake e Serbisë me Bjellorusinë dhe Rusinë, nuk e ndihmon avancimin e vendit në rrugën europiane. “Unë jam politikan, ashtu si presidenti serb Aleksandar Vuçic”, tha ai duke shtuar se beson qe është e rëndësishme të bëhen biseda të hapura dhe të sinqerta për tema që ndonjëherë mund të jenë të vështira.

“Detyra ime si raportues në Parlamentin Europian për Serbinë është të punoj hapur dhe konstruktivisht, në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Brukselit, midis Serbisë dhe institucioneve të BE-së. Komenti im ishte një mesazh miqësor, i cili nënvizonte se kjo është çështje e rëndësishme. Padyshim kjo është një zgjedhje sovrane dhe e lirë e Serbisë, por është e rëndësishme të theksohet se disa lëvizje mundtë kenë pasoja. Zgjerimi i BE-së dhe anëtarësimi, në fund të fundit, kanë të bëjnë me rregullimin e një vendi ndaj veprimtarive të BE-së.

Sigurisht, ne e dimë që, kur flasim për politikën e jashtme dhe të sigurisë, vënia e Serbisë në shina ështe një detyrë sfiduese”, tha Bilčik, duke shtuar se “ne kemi vërtet vende anëtare në BE që janë (ushtarakisht) neutrale, por asnjë shtet i bllokut nuk zhvillon stërvitje ushtarake me Rusinë ose Bjellorusinë”, tha Blčik, duke theksuar se kjo është zonë ku duhet të vendosen disa vija të kuqe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.