Kryesore

Moderatorja rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj: Akoma dhe sot e kësaj dite nuk mund të fle vetëm

10:56 - 17.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Kiara Tito e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” rrëfeu mes emocionesh vendimin e vështirë që kishte marrë në adoleshencë për t’u kthyer në Shqipëri e vetme, për të ndjekur ëndrrën e saj.




Duke folur për vështirësitë në rubrikën “Në mundsh”, moderatorja tha se ndër momentet më prekëse ka qenë ndarja nga prindërit për të nisur rrugëtimin e jetës vetëm. Ndër të tjera, ajo u ndal dhe tek përjetimet e tërmetit të Nëntorit.

“Jetoj vetëm dhe nuk mundesha për muaj të tërë. Akoma dhe sot e kësaj dite nuk mund të fle vetëm. Ishte e shëmtuar të shihje shpinë, vendin më të sigurt të lëvizte themelet, nuk dua ta kujtoj. Më është bërë frikë dhe mendoj se e kanë shumë njerëz.“, tha Kiara.

Moderatorja shtoi se me praninë e njerëzve dhe miqve të afërt, veçanërisht tezja, për të cilën tha se është motra që nuk e ka patur kurrë, ia ka dalë të ecë përpara.

“Është tezja ime, kam fatin që për çdo problem ta diskutoj me të, çdo gëzim ta ndaj me të dhe më ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mospaturit një motër në krah, miqtë e mi, Liesa, Arditi, Niko janë njerëzit që më shoqërojnë çdo ditë në çdo hap që hedh.“, tha Kiara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.