Kryesore

Nga njohja me partneren tek planet për dasmën, DJ Sardi i thotë të gjitha

14:04 - 17.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dj Sardi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar përsa i përket jetës private. I ftuar së fundmi në emisionin radiofonik, “Pardon my french”, ai ka treguar si rrallëherë si është njohur me partneren e tij, Jonisën.




“Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish”, u shpreh Dj Sardi.

Sa i përket planeve për të zgjeruar familjen, ai tha se nuk dëshiron të nxitohet.

“Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë. Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër. Aurela Gaçe është ofruar gjithashtu.”, tha Sardi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.