Kosova

Aplikimi online për lejen e qëndrimit të shtetsve të huaj në Kosovë fillon të hënën

15:57 - 18.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar se nga e hëna fillon me aplikimin e takimeve online lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit.




Sipas një njoftimi për media, ky aplikim ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj, eliminimin e pritjeve të gjata dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj të cilët aplikojnë për leje qëndrim në Republikën e Kosovës si dhe avancimin e sistemeve elektronike.

“Shtetasit e huaj të cilët aplikojnë për leje të qëndrimit si dhe shërbimet tjera që ndërlidhen me fushëveprimin e Divizionit për të Huaj, që nga data 21.06.2021 për këto shërbime do të mund të aplikojnë tek terminët online”, thuhet në njoftim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.