Kryesore

Basha: Zgjedhjet treguan se demokratët janë të vendosur ta vazhdojnë betejën për të sjellë ndryshimin në Shqipëri

13:03 - 18.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar. Basha thotë se zgjedhjet në parti treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim.




Ndër të tjera, Basha thekson se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj një orë e më parë duhet rrëzuar regjimi.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës.

Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025. “– tha Basha.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.