AKTUALITET

GJKKO lë në burg dy të arrestuarit nga Fushë Kruja,bashkpunëtorë në vrasjen e vëllezërve Haxhia

14:07 - 19.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit Besian Xhixha dhe Enver Diva, të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës.




Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se asnjëri prej tyre nuk ka folur në seancën gjyqësore.

Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan pak ditë më parë nga Policia e Durrësit, e cila deklaroi se nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve Besmir dhe Viktor Haxhia.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.