Kronikë

Ndihmohen nga polici ,tursitët kanadez mbesin në përrua

18:48 - 19.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy turistë kanadezë ngecën në baltën e një përroi në Skrapar. Ata njoftuan me telefon Policinë pasi nuk e dinin vendin ku ndodheshin.




Pas disa orësh kërkime, uniformat blu arritën të lokalizojnë dy turistët duke i ndihmuar të dilnin nga vendi ku kishin ngecur.Policia i nxori mjetin nga balta dhe i shoqëroi dy turistët deri në rrugën kryesore.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Skrapar

Policia në ndihmë të turistëve kanadezë.

Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.

Shërbimet e Policisë menjeherë pasi morën njoftimin, nisën kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre.

Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.