LIFE STYLE

Nëse i mbani këto bimë pranë ballkonit tuaj, do t’i mbani mushkonjat larg

13:55 - 19.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çdo verë e njëjta histori. Mushkonjat janë “vizitori” numër 1 i pakëndshëm në shtëpi dhe pa marrë parasysh sa përpiqemi t’i shijojmë momentet tona, ata gjejnë një mënyrë për të na shqetësuar. Nëse ju, jeni një nga ata njerëz që “tërheqin” mushkonjat gjatë verës, do t’ju duhet një armë magjike për t’i ndihmuar t’i mbani larg.




Ilaçet kundër insekteve janë një zgjidhje por ato janë vetëm fillimi. Por si t’i parandaloni mushkonjat natyrshëm? Rezulton që shumë bimë që mbajmë në prag të dritares parandalojnë mushkonjat. Disa prej tyre veprojnë si “ilaç” kundër mushkonjave pasi nuk u pëlqen aroma e tyre.

Nëse vendosni të dekoroni shtëpinë, tarracën ose oborrin me bimë të forta aromatike, është e rëndësishme të dini se cilat janë ato që veprojnë kundër tyre. Bima e parë që duhet të keni parasysh të shtoni në kopshtin tuaj është citronella.

E njohur gjithashtu si limoni, citronella është një përbërës i zakonshëm që gjendet në shumë spërkatës kundër mushkonjave dhe vajrave, që ka një erë të veçantë, intensive dhe disi limonike. Livandoja është një tjetër bimë kundër mushkonjave.

Kjo barishte vjollcë gjithashtu spraps edhe mizat dhe merimangat. Marigold, të cilat rriten çdo vit dhe kërkojnë pak mirëmbajtje, gjithashtu mund të parandalojnë pickimin e mushkonjave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.