AKTUALITET

Plagosje në Sarandë, qëllohet mbi biznesmenin, e pëson edhe turisti

08:52 - 20.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Identifikohet emri i plotë i kalimtarit të rastit që mbeti i plagosur gjatë natës sot në Sarandë. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.




Bëhet me dije se përveç shënjestrës, biznesmenit Spiro Iljadhi, i plagosur mbeti dhe turisti Mario Jani, i cili po kalonte në rrugë.

33-vjeçari, shqiptaro-amerikan, mësohet se kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht u gjend në kohën dhe vendin e gabuar. Mësohet se plumbat e prekën në fundshpinë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.