Intervista

Nga risitë te ndarja e pikëve, Alhysa: Gjithçka duhet të dinë kandidatët e rinj për mësues

10:00 - 24.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Suada Daçi  – Ashtu si edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit më 21 qershor u hap portali “Mësues për Shqipërinë”. E të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit duhet të aplikojnë online në portalin “Mësues për Shqipërinë” deri më datë 30 qershor 2021. Mirëpo, këtë herë ndryshe nga vitet e tjera portali “Mësues për Shqipërinë” vjen me risi. Por cilat janë ato? Si mund të aplikojnë në portal kandidatët e interesuar, dhe si do të ndahen pikët? Në lidhje me këtë, por edhe me shumë të tjera, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, znj. Erjeta Alhysa, ka treguar në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’. Alhysa tregon se këtë vit rëndësi i është dhënë vjetërsisë së punës në mësimdhënie.




Deri më tani sa mësues kanë aplikuar në portal “Mësues për Shqipërinë dhe sa është totali i vendeve të reja të punës përkundrejt kërkesave?
Ende nuk ka një shifër, pasi është ende herët, duke qenë se portali vijon deri më 30 qershor 2021. Është RASh-i përgjegjës për administrimin e softit elektronik të portalit “Mësues për Shqipërinë” dhe të regjistrimit online të kandidatit për të marrë pjesë në konkurrim.
Ajo çka mund të themi është se ka një fluks aplikantësh. Ndërsa sa i përket vendeve të punës, sigurisht nuk mund ta themi tani, pasi kjo bëhet në përfundim të rakordimit të ngarkesës mësimore më të gjithë drejtuesit e shkollës.

Cila është procedura e plotë që duhet të ndjekin kandidatët e interesuar, pra dokumentacioni?
Kandidatët e interesuar për t’u regjistruar në këtë portal do të ngarkojnë në platformën e aplikimit dokumentet për konkurrim dhe më pas një kopje të tyre do ta dërgojnë nëpërmjet shërbimit postar në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, ku kanë qendrën e banimit. Këtë vit nëpërmjet udhëzimit të ri nr.12 ka disa risi në procedurat e emërimit të mësuesit. Kandidatët e profilit të arsimit parashkollor aplikojnë në portal sipas përcaktimeve të këtij udhëzimi. Kandidatët e profilit “Parashkollor”, që kanë vendbanim në Tiranë duhet të dërgojnë detyrimisht kopje të dokumentacionit me shërbim postar vetëm në adresën e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë. Vlerësimi do të bëhet në ZVA nga komisioni i ngritur enkas. Është parashikuar që të ngrihen në ZVA komisione të përbashkëta me njësitë e vetëqeverisjes vendore për të pasur akoma më shumë transparencë në këtë proces. Dhe pas vlerësimit në ZVA, sigurisht që rezultatet do të përcillen në DRAP. Kandidatët, dokumentet që do të ngarkojnë në platformën e aplikimit online do të jenë të skanuara nga origjinali.

Dokumentacioni
Dokumentacioni është në dy kategori, i nevojshëm për t’u pikëzuar si dhe i detyruar për t’u ngarkuar dhe kualifikuar.
Kandidatët që duan të ushtrojnë profesionin e mësuesit, iu duhet të ngarkojnë online kërkesën me shkrim për konkurrim sipas modelit të shtojcës 4 të këtij udhëzimi, kopje e kartës së identitetit, vetëdeklarim për gjendjen gjyqësore sipas shtojcës 5 të këtij udhëzimi, vërtetimin e qendrës së banimit, kopje e diplomave, listës së notave të studimeve të larta (cikli i parë dhe cikli i dytë), ose të barasvlershme me këto sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi, kopje e licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit për të gjithë kandidatët që kanë detyrim ligjor ta kryejnë këtë provim, sigurisht dhe kopje e dëshmive të kualifikimit dhe gjuhës së huaj etj.

Si do të bëhet vlerësimi këtë vit? Si do të ndahen pikët?
Pikët këtë vit do ta ndahen sipas shtojcës 2. Këtë vit është përfshirë në vlerësim edhe vjetërsia e punës në mësimdhënie, si pjesë e dosjes edhe për lëvizjen paralele në fund të vitit edhe për aplikantët në portal. Kjo është një risi mund të themi e këtij viti.

Kujt DRAP i përkasin mësuesit që pasaportizimin e kanë në vendlindjet e tyre, por vendbanimin në Tiranë?
Mësuesit, të cilët pasaportizimin e kanë në vendlindjet e tyre janë të detyruar që dokumentacionin ta dorëzojnë në DRAP-in që kanë vendbanimin dhe më pas të zgjedhin ZVA që dëshirojnë të punojnë.

Cilat janë risitë e këtij viti?
Një nga risitë është ngarkimi i dokumenteve online. Vlerësimi i eksperiencës së mësuesit, si dhe vlerësimi për kandidatët mësues të parashkollorit në ZVA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.