AKTUALITET

Aksidenti në Vlorë, humbin jetën tre persona, policia: Dy të rritur dhe një fëmijë i mitur, të plagosur dy të tjerë

09:15 - 25.06.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.




Policia ka bërë të ditur se 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.Sipas raportimeve dyshohet edhe për viktimë të katërt.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit, 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.