Kryesore

Djersitja, jo vetëm nga i nxehti: Mësoni se çfarë e shkakton

12:15 - 15.07.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me rritjen e temperaturave, gjëndrat e djersitjes (diku mes 2-4 milionë) janë në aksion. Djersitja është një mënyrë natyrale e trupit për t’ju freskuar. Një pjesë e djersës avullohet nga lëkura, duke marrë edhe nxehtësinë me vete. Ndërsa pjesa tjetër kullon nëpër fytyrë dhe trup.




Por, djersitja nuk shkaktohet vetëm nga i nxehti. Gjendje të tjera shëndetësore dhe emocionale, sëmundje të ndryshme, ushqime të caktuara dhe efektet anësore të ilaçeve mund t’ju shkaktojnë djersitje të tepërt. Mësoni cilat janë shkaqet e djersitjes në të gjithë trupin dhe si t’i eliminoni sipas “shëndetit”.

Jeni të inatosur
Kur je i acaruar dhe ke arritur në atë pikë që s’mban më, trupi prodhon hormone të stresit që rrisin rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut dhe temperaturën e trupit, duke çuar kështu në djersitje. Acarimi është një gjendje emocionale normale nëse shfaqet njëherë e ca kohë, por dalja rregullisht nga temperamenti mund të paralajmërojë për ndonjë problem.

Aktiviteti fizik
Djersitja shfaqet edhe kur kryeni aktivitet fizik. Duke qenë se humbisni lëngje kur djersitni, sidomos kur është shumë nxehtë, duhet të qëndroni të hidratuar.

Mos harroni të pini ujë para stërvitjes, gjatë dhe pasi të përfundoni aktivitetin fizik. Kjo do t’ju ndihmojë me temperaturën e trupit dhe performancën gjithashtu.

Të qenët nën presion
Të gjithë ata që nuk kanë arritur të përfundojnë në kohë një punë të rëndësishme ose kolliten para një audience të madhe e dinë si stresi, ankthi dhe sikleti mund të shkaktojnë djersitje. Stresi emocional prek gjëndrat dhjamore në duar dhe shollat e këmbës, prandaj është e sikletshme të shtrëngoni duart kur jeni nervoz.

Keni temperaturë të lartë dhe ethe
Kur jeni të sëmurë, rritet temperatura e trupit, por ndërkohë keni ftohtë dhe ethe sepse trupi përpiqet që të shmangë bakteret. Pas uljes së temperaturës, filloni të ngroheni dhe keni djersitje. Djersitja ndihmon që temperatura e trupit të shkojë në normalitet.

Jeni sëmurë
Jo patjetër duhet të keni temperaturë të lartë. Djersitja mund të jetë simptomë edhe e dhimbjes së kraharorit të lidhur me zemrën, quajtur angina, apo e një ataku në zemër. Infeksionet, diabeti dhe një gjëndër tiroide tepër aktive mund të shkaktojnë gjithashtu djersitje. Disa sëmundje, si kanceri, turbekuloza dhe HIV mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës. Nëse djersitni shumë dhe jeni të shqetësuar për këtë, flisni me mjekun.

Kafja
Kafja e mëngjesi jo vetëm u zgjon nga gjumi. Ajo nxit djersitjen në dy mënyra. Fillimisht kafeina aktivizon sistemin nervor qendror, duke aktivizuar gjëndrat e djersës (sa më shumë kafeinë të pini, aq më shumë do të djersitni). E dyta, nxehtësia nga pija vetë mund t’ju shkaktojë nxehtësi në trup dhe djersitje.

Ushqimet pikante, alkooli, duhani
Të gjithë ne përjetojmë ndjesi të tilla si afshet e nxehta kur konsumojmë ushqime shumë pikante. Por, edhe alergjia apo intoleranca ndaj një ushqimi të caktuar mund të bëhet shkak për zhvillimin e tyre.

Alkooli, kafeina dhe aditivët janë disa nga shkaktarët më të zakonshëm të afsheve të nxehta dhe djersitjes.

Menopauza dhe afshet e nxehta
Afshet e nxehta dhe djersitja shfaqen për shkak të dy ndryshimeve kryesore në hormonet femërore, estrogjeni dhe progesteroni.

Para menopauzës, estrogjeni dhe progesteroni janë dy hormonet që prodhohen më shumë nga vezoret si një pjesë normale e ciklit mujor. Por, teksa një grua i afrohet fazës së menopauzës, vezoret fillojnë të mos prodhojnë më aq shumë estrogjen dhe progesteron. Kjo rënie shkakton edhe afshet e nxehta.

Efektet anësore të ilaçeve
Djersitja mund të jetë efekt anësor i disa ilaçeve, si antidepresantët, ilaçet anti-inflamatore jo-steroidale, ilaçet për tensionin e gjakut, trajtimet për kancerin dhe diabetin. Nëse ilaçet po ju shkaktojnë shumë djersitje, flisni me mjekun për të ndryshuar dozën ose t’ju rekomandojë ndonjë ilaç tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.