BLUETOOTH

Hygerta Sako i rikthehet formave seksi, pushimet luksi për Xhesika Berberin

16:00 - 17.07.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është e pamundur që këto ditë të nxehta të mendosh për gjë tjetër veç detit dhe pushime. Nëse jeni ende në punët tuaja dhe larg ditës ku do të merrni dhe ju pushimet, gjithçka që mund të bëjmë për ju është t’ju freskojmë me disa imazhe nga VIP-at tanë, që edhe këtë fundjavë i janë drejtuar detit.




Adelina Ismajli

Për të dhe familjen e saj kanë nisur pushimet. Në rrjetet sociale, ajo zgjedh të postojë rrallë imazhe, por kur poston ato janë pamje plot dashuri. Së bashku me vogëlushin e saj, Uliksin, Adelina ka publikuar një foto ku shihet në pishinë. Mesa duket çifti ende ka kohë përpara se të nisë pushimet e gjata, por gjithsesi një foto familjare nga pishina, nuk na i kursyen.

Xhesika Berberi

Për modelen pushimet kanë nisur herët dhe duhet thënë se janë vërtet të zjarrta. Mes luksit dhe shoqërisë së mirë, Xhesika është parë duke pushuar në jaht. Së bashku me të është edhe modelja Angela Martini, së bashku me bashkëshortin e saj. Duhet thënë se modelet nuk janë kursyer aspak në publikimin e fotove hot nga këto ditë të nxehta.

Hygerta Sako

Për Hygertën kjo ka qenë një peridhë e ngjeshur. Sapo ka mbyllur angazhimet e saj me kampionatin Europian, moderatorja duket se ka gjetur pak kohë për të pushuar. Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar foto nga pishina, ku shihet në një formë fizike të përmisuar. Tashmë ajo ia lejon veten edhe pozat hot, pasi duhet thënë pamja ia vlen.

Rudina Magjistari

Edhe për Rudinën ka qenë një sezon i gjatë televiziv. Duket se tashmë që ka mbyllur gjithçka ajo dhe familja saj i është drejtuar Turqisë për të shijuar disa ditë relaksi. Si rrallë ndonjëherë, moderatorja ka publikuar foto me bikini. “E nxehtë si vera”, ka shkruar Rudina që mesa duket tashmë nuk e ka më problem të ndajë me fansat edhe pozat ku shfaqet me rroba banjo.

WhatsApp Image 2021-07-17 at 10.04.09 (1) WhatsApp Image 2021-07-17 at 10.04.09 WhatsApp Image 2021-07-17 at 10.04.12 WhatsApp Image 2021-07-17 at 10.04.11 (3) WhatsApp Image 2021-07-17 at 10.04.11 (2) WhatsApp Image 2021-07-17 at 10.04.11 (1) WhatsApp Image 2021-07-17 at 10.04.10 (3) WhatsApp Image 2021-07-17 at 10.04.10 (2) WhatsApp Image 2021-07-17 at 10.04.10 (1) WhatsApp Image 2021-07-17 at 10.04.10 WhatsApp Image 2021-07-17 at 10.04.09 (2)
<
>

Ana Kauri

Që pas përfundimit të Përputhen ajo mbeti një nga personazhet më të pëlqyera. Jeta e Anës jashtë spektaklit mori tjetër rrjedhë, ku ashtu si vetë deklaroi ajo gjeti dashurinë. Kështu këto ditë të nxehta, ajo i ka bërë edhe më pasionante, ku ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të pushuar me partnerin e saj. Kujtojmë se në rrjetet sociale kanë nisur të shfaqen edhe imazhet e çifti, që Ana aq shumë donte ti mbante sekret.

Nora Istrefi

Nëse do të na duhej të shpallnim një “Miss Bikini”, mund ta shpallim që sot dhe ajo është padyshim, Nora Istrefi. Këngëtarja kosovare ka treguar se është në një formë perfekte teksa ka publikuar fotot nga plazhi në rrjetet sociale. Është e pamundur të mos e komplimentesh Norën për të gjithë sharmin që shfaq edhe gjatë ditëve të relaksim. E në fakt të tilla komente nuk kanë munguar në rrjetet e saj sociale.

Kejvina Kthella

Kejvina do të jetë padyshim një nga emrat që do të na i bëj edhemë të nxehta ditët e verës. Duket se modelja këtë verë nuk do të ndalojë së postuar foto hot me bikini. Edhe këtë fundjavë ajo ka zgjedhur ta kalojë në plazh, ku nuk kishte sesi të mungonte edhe një foto, ku duhet thënë biondja seksi ka provokuar ndjekësit e shumtë që ka.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.