Kronikë

Arrestohet i riu nga Elbasani/ Tentoi të korruptonte me 20 euro zyrtarët në pikën kufitare të Kapshticës

13:25 - 23.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është evidentuar nga policia një rast korrupsioni në pikën e kalimit kufitar të Kapshticën.




Në këtë vendkalim, shtetasi J. X., gjatë procedurave rutinë, si dhënia e pasaportës dhe dokumenteve përkatëse, ka vendosur brenda tyre dhe një kartëmonedhë 20 euroshe, me qëllim shmangien e kontrolleve të detajuara, pasi raportohet se ai kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Mirëpo policia ka bërë të mundur arrestimin e 28-vjeçarit nga Elbasani dhe e ka shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kapshticë

Vijojnë kontrollet e detajuara për goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit. Shtetasi J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë shoqëruar shtetasin J. X., 28 vjeç, banues në Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.