Kryesore

Njerëzit e vaksinuar përbëjnë 75% të rasteve të fundit me Covid-19

17:00 - 25.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Individët e vaksinuar përbënin tre të katërtat e infeksioneve me COVID-19 të Singaporit në katër javët e fundit, por ata nuk po sëmureshin rëndë, sipas të dhënat e qeverisë.




Lajmi i mirë është se të dhënat tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e rasteve të rënda.

Nga 1.096 infeksione të transmetuara në Singapor në 28 ditët e fundit, 484, ose rreth 44%, ishin në njerëz të vaksinuar plotësisht, ndërsa 30% ishin vaksinuar pjesërisht dhe pak më shumë se 25% ishin të pavaksinuar, sipas të dhënave të së enjtes.

Ndërsa shtatë raste që kërkonin oksigjen dhe një tjetër që ishte në gjendje kritike në kujdesin intensiv, asnjë nga tetë nuk ishte vaksinuar plotësisht, tha ministria e shëndetësisë.

“Ka prova të vazhdueshme se vaksinimi ndihmon në parandalimin e përkeqësimit të shëndetit kur dikush infektohet,” tha ministria, duke shtuar se të gjithë njerëzit e vaksinuar plotësisht dhe të infektuar, nuk kishin treguar asnjë simptomë, ose vetëm simptoma të lehta.

Infeksionet tek njerëzit e vaksinuar nuk do të thotë se vaksinat janë joefektive, thanë ekspertët./ Reuters/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.