BOTA

11-vjeçarja në Itali humb jetën, ishte prekur nga varianti Delta

18:10 - 27.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali.Mediat e vendit fqinj, shkruajnë se një 11-vjeçare e konfirmuar me variantin Delta të virusit, nuk ka arritur të fitojë betejën me sëmundjen.




E mitura vuante nga një sëmundje e rallë metabolike dhe kontakti me infeksionin, ka rezultuar fatale për të shkruajnë mediat.Ajo ndodhej prej ditësh e shtruar në spitalin Giovanni Di Cristina në Palermo.

“E reja ishte infektuar nga motra e saj, e cila kishte qenë para disa ditësh në Spanjë. Asnjë në familje nuk ishin vaksinuar.

Vogëlushja prej 10 vitesh trajtohej në spital, për shkak të një sëmundje të rrallë. Ajo u pranua në spital dy javë më parë, ndërsa për fat të keq, nuk arriti të fitojë betejën me virusin dhe ndërroi jetë sot”, u shpreh Presidenti i Rajonit të Sicilisë, Nello Musumeci.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.