AKTUALITET

Rakacolli: Varianti Delta ka mbi 1 muaj në Shqipëri. Situata në kontroll në bazë të shifrave

18:08 - 27.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ftuar në hapsirën Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci, zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka sqaruar rrezikun nga varianti Delta.




Rakacolli: Situata paraqitet me një rritje të lehtë të rasteve ditore edhe atyre që janë të shtruar në spitale por situata është në kontroll.

Mesatarja e numrit të rasteve ditore gati është dyfishuar në krahasim me javën e kaluar, por nuk është situatë problematike dhe e pakontrolluar me nivelin e masave që ne kemi aktualisht në fuqi. Kjo i atribuohet variantit të virusit Delta në vend, pasi dje morëm konfirmimin se varianti ishte i pranishëm në Shqipëri. Mostrat e dërguara i përkisnin infeksioneve që në muajin qershor, i bie që virusi të ishte i pranishëm edhe më parë në Shqipëri dhe praktikisht ishte dyshuar me të drejtë nga mjekët klinicist, virusi nuk erdhi dje dhe pardje, ka gati një muaj në Shqipëri. Fakti që kemi shifra të kontrolluara gjatë dy muajve, kjo situatë vazhon të jetë e kontrolluar. Përveç masave të duhura, rol kryesor ka luajtur edhe vaksinimi.

Vaksinimi të mbron edhe nga variantet. Ndihma kryesore që jep vaksinimi është mos humbja e jetës dhe përjetimi i rasteve të rënda të cilat kanë nevojë për kujdesin spitalor, mund edhe të infektohesh por simptomat janë më të lehta.

Nuk ka shenja tipike të tjera varianti Delta nga variantet e tjera. Shenja që mbizotërojnë janë vështirësimin e rrugëve të sipërme respiratore. Sipas mjekëve klinicist, personat e prekur nga Delta ka më të shprehura dhimbjen e fytit.

E veçanta e Deltës është shpejtësia me të cilën ajo përhapet. Infektushmëria e Deltës është dy herë më e madhe se e viruseve paraardhëse.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nje muaj perpara e kam denoncuar edhe une,se u semuren shoket e mi.Komisioni politik ne shendetesi,se vetem komision ekspertesh nuk eshte. Asnje njeri nuk ka besim me ne Shqiperi,se i ben temenare zemerzezes qe drejton shendetesi,e aspak shkencave mjeksi.Pranimi pas nje muaji perben krim,per te semuret qe nuk moren asnje ndihme.

    Përgjigju ↓