AKTUALITET

“Paguhesha 80 paund”/ Kapet shqiptari në shtëpinë e barit, ja rrëfimi

18:45 - 28.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet britanike kanë dënuar me dy vite burg një shqiptar, i cili  në 6 qershor të këtij viti u kap në një banesë duke kultivuar drogë.




Bëhet fjalë për shtetasin Gani Muca, i cili jetonte në një dhomë  në banesën trekatëshe, ndërsa në të gjitha dhomat e tjera kultivohej kanabis.

27-vjeçari shqiptar u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike.

Ai u shpreh se ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.

Më tej, i riu shqiptar deklaroi se kishte qenë aty që nga muaji shkurt dhe kishte hyrë lirisht në territorin britanik.

Ai u deklarua fajtor për prodhim të lëndëve narkotike.

Droga e mbjellë në banesën trekatëshe nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 70 mijë pafundëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.