Kryesore

Calja: Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë! Jam krenar për rezultatin e arritur

09:25 - 29.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Briken Calja ka reaguar pas renditjes në vendin e katërt në Lojërat Olimpike të Tokios, ku vetëm 1 kg e ndau nga sigurimi i një medaljeje.




Calja shkruan në rrjete sociale, se nga kjo olimpiadë, Shqipëria doli me kokën lartë duke arritur një rezultat historik me 341 kg të ngritura në dy garësh.Ai thekson se ndihet krenar për arritjet që ka bërë në tre olimpiadat, në Londër, duke u renditur i 6-i, në Rio i 5-i dhe tanimë në Tokio i 4-i, i cili është dhe rezultati më i mirë në nivel personal e kombëtar.

Shkrimi i Briken Caljes:

1 KG LARG NGA MEDALJA OLIMPIKE, VENDI I 4-t DHE NJË REZULTAT HISTORIK NË OLIMPIADËN E TOKIOS
Dolëm kokëlartë dhe krenar nga Olimpiada Tokio 2020 duke arritur një rezultat historik me 341 kg në dygarësh për peshëngritjen shqiptare.
Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë, është e rrënjosur thellë në vena dhe shpërthen në momentet më vendimtare në jetë.

Sporti ky është, ndonjëherë të duhet një milimetër për të arritur objektivin e medaljes po jam jashtëzakonisht krenar që gjatë karrierës sime mbaj tri rezultatet më të mira në historinë e peshëngritjes shqiptare, i 6-i në Londër 2012, i 5-i në Rio 2016 dhe i 4-ti në Tokio 2020.
Tani është koha që me qetësi të presim rezultatin me rënditjen përfundimtare pas analizave anti-doping.

Doja t’ju falenderoj të gjithëve për çdo mesazh tuajin. Jam shumë krenar që arrij t’ju përfaqësoj denjësisht.
Faleminderit familjes sime për mbështetjen, jeni burimi im i forcës!

Të gjithë atyre që kanë kontribuar e mbështetur karrierën time, ju dërgoj një përqafim të ngrohtë mirënjohjeje.Të gjithë shqiptarëve që më kanë mbështetur, ju them që suksesi më i madh është ai i radhës.

Faleminderit,

Brikeni

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.