Kosova

Loriana Kuka nuk arrin të vazhdojë rrugën për medalje në Tokio

08:55 - 29.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Loriana Kuka nuk ka arritur të vazhdojë rrugën drejt medaljes së tretë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.




Xhudistja e Kosovës u mund nga rusja Aleksandra Babintseva, me shënim të artë në raundin e dytë të kategorisë -78 kg. Kukës nuk i priu fati, pasi lufta që zgjati mbi gjashtë minuta po shkonte në favor të saj.

Loriana ka përpara një karrierë të gjatë dhe e presin edhe Olimpiada të tjera.Ekipi olimpik i xhudos e mbyll këtu garimin në Lojërat Olimpike, Tokio 2020, me bilanc të jashtëzakonshëm, duke fituar dy medalje të arta me Distria Krasniqin e Nora Gjakovën.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.