AKTUALITET

5 të arrestuar/ U kapën duke transportuar emigrantë, ja pagesa që merrnin

12:00 - 31.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Kalimtarët” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.




Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Policisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan dhe Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.R., 28 vjeç,  E.K., 27 vjeç, të dy banues në Devoll,  J.D., 28 vjeç,  M.Gj., 29 vjeç, dhe N.A., 23 vjeç, të tre banues në Durrës.

“Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, në fshatin Mengël, janë kapur duke transportuar 10 shtetas të huaj. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person”, thotë policia.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 2 automjete, 5 aparate celular dhe 1 dozë lëndë narkotike kokainë.Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.