AKTUALITET

Aksident i rëndë në Shkodër/ Makina përplaset me murin, humbin jetën dy të rinj (Emrat)

08:37 - 31.07.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dy persona, një 23-vjeçar dhe një 16-vjeçare.




Sipas burimeve zyrtare aksidenti ndodhi rreth orës 02:45, në vendin e quajtur “Mbi Sukë”, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtësisë në kthesë, një mjet tip “BMË”, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka, 23 vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja shtetasja Driona Pirani, 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.