Kryesore

9 gjëra që s’duhet t’i ndryshoni edhe nëse ndiheni 3 metra mbi qiell me partnerin

17:20 - 05.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të ndryshoni moralin apo normat




Çdokush ka disa norma dhe deri këtu s’ka asgjë të keqe. Megjithatë, partneri juaj duhet të respektojë moralin tuaj, edhe nëse nuk ndan të njëjtat ide me ju. Nëse ai ju thotë t’i shkelni ato, ai po ju dëmton. Ai duhet t’ju pëlqejë për atë ç’ka jeni dhe s’duhet të përpiqet t’ju ndryshojë. Morali juaj i fortë duhet të jetë diçka e admirueshme nga ana e tij, jo diçka që ai dëshiron t’a ndryshojë.

Të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja

Nëse keni një ëndërr mos lejoni të vihet në diskutim. Ju nuk duhet të zgjidhni midis mashkullit tuaj dhe ëndrrave tuaja. Nëse e dashuroni njëri-tjetrin do të gjeni një mënyrë për t’i bërë gjërat të funksionojnë. Nëse mendoni se nuk doni të bëni karrierë, atëherë çdo gjë është ok. Por një nga gjërat që një femër s’duhet të bëjë për një mashkull është t’i lërë ëndrrat e saj, për të qënë me të.

Të tjetërsoni (ndryshoni) pamjen

Vetëm sepse meshkujt adhurojnë modelet e Victoria’s Secret, s’do të thotë që të gjithë duan të dashura të tilla. Nëse partneri juaj ju ‘detyron’ të visheni në një mënyrë të caktuar, ose t’i drejtoheni kirurgjisë, ju s’keni nevojë për të. Është trupi juaj dhe ju jeni përgjegjëse për të. Nëse ai nuk e vë re bukurinë tuaj natyrale, epo atëherë gjeni dikë tjetër që e bën këtë.

Të sakrifikoni kohën që kalon me miqtë

Të gjithë pajtohen me faktin se nuk ka mjaftueshëm orë në ditë. Megjithatë, ju s’mund të shpenzoni gjithë kohën e lirë me partnerin tuaj. Miqtë dhe familja kanë nevojë për ty, po aq sa ai, edhe nëse ju nuk e kuptoni këtë. Ndajeni kohën tuaj në mënyrë të drejtë për të gjithë. Mos lini pas dore miqtë, sepse do t’ju duhen kur miqësia ndoshta do të ketë marrë fund.

Të veproni si mendjelehta

Asnjëherë mos pretendoni të jeni dikush që nuk jeni. Mos pretendo të jesh më pak inteligjente, apo më pak e dobishme në shtëpi, për ta bërë atë më të lumtur. Besojeni ose jo, meshkujt pëlqejnë gratë e pavarura. Ai do të jetë krenar për mënyrën sesi jeni e aftë të kujdeseni për gjërat që ju rrethojnë.

Të mohoni veten

Nuk ka asgjë të keqe në të qënurit e shëndetshme. Nëse dëshironi të ndiqni një dietë apo të nisni ushtrime, kjo do ishte shumë mirë! Sigurisht, duhet t’a bëni këtë vetëm sepse ju doni të ndiheni më mirë me veten tuaj. Mos e bëni për të kënaqur seksin e kundërt. Dhe, sigurisht, kurrë mos përdorni metoda ekstreme si ‘të vdesësh urie’. ka shumë mënyra të për të humbur peshë dhe për t’u ndjerë mire, duke përfshirë metodat e shëndetshme.

Ta lini atë të ketë kontroll mbi ju

Edhe sikur ta doni shumë, ju kurrë s’duhet ta lejoni atë të ketë kontroll mbi jetën tuaj. Nëse jeni të përkushtuara në një lidhje, është e rëndësishme të diskutoni vendimet e rëndësishme. Megjithatë, ai nuk të marrë vendimin përfundimtar, mbi atë që ju jeni dhe nuk duhet ta lejoni ta bëjë këtë. Në fund të fundit, ju do të jeni gjithmonë, e vetmja që do të zgjidhni rrugën tuaj në jetë.

Të lëndoni dikë

Nëse i dashuri juaj të ndalon shoqërimin me ish-in, kjo është një situatë delikate. Nëse bëni atë që ai dëshiron, sigurohuni që përfundimi i kësaj situatë nuk do ta lëndojë ish-in tuaj. Ai do ta kuptojë, kështu që thjesht shpjegoja situatën, në vend që të shkëpusni marrëdhëniet e ta nxirrni nga jeta juaj papritur.

Të ulni standartet tuaja

Ju e dini se çfarë doni dhe për çfarë keni nevojë. Nëse një mashkull nuk është mjaftueshëm i mirë për ju, atëherë ‘mos e ulni veten’ për të. Merrni kohë për të gjetur “të veçantin” për ju. Kjo nuk do të thotë që jeni ëndërrimtare, thjesht jeni e gatshme të sakrifikoni, për më të mirin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.