AKTUALITET

Hi e shkrumb, qielli i gjithi gri, shihni çfarë ka mbetur pas zjarreve në Vlorën e mbuluar nga tymi

20:10 - 05.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thuajse i gjithë territori i Shqipërisë është “nën pushtetin” e flakëve, ku dëmet janë të shumta. Mijëra ha tokë janë shkrumbuar nga flakët, dhjetëra shtëpi janë djegur, e për fat të keq, është regjistruar një viktimë në Gjirokastër, i quajtur Andra Haxhia.




LSA sjell foto nga operacioni i tyre, kur shihen, ndërhyrjet nga toka e ajri. Helikopterët patrullojnë në ajër dhe lëshojnë ujë në zonat që po digjen.Efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikëset dhe vullnetarë, shfaqen me çdo mjet të nevojshëm për të shuar ato që digjen. Edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është pjesë e kolazhit të fotografive.

Ai shfaqet duke dhënë direktiva. Qielli shihet i tëri gri, i mbuluar nga shtëllunga të mëdha tymi. Siç u raportua më herët nga autoritetet, zjarret në fshatin Gjorm të Vlorës janë vendosur në kontroll dhe rreziku i banesave dhe njerëzve është eliminuar, por rreziku mbetet te Parku Kombëtar i Llogarasë.

Ministri Peleshi, theksoi se erërat e forta po favorizojnë zjarret dhe hapësira e parkut, është më në rrezik se sa në ditët e kaluara. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.