Bota

Pamje nga droni/ Pyje dhe shtëpi të djegura, gjithçka që kanë lënë pas zjarret në Turqi

21:39 - 05.08.21 gsh

Mijëra ha pyje të djegura, banesa e zona të gjelbëruara të shkrumbuara totalisht nga flakët. Këto janë pamjet që vijnë nga Turqia, e cila prej 9 ditësh po përballet me zjarre masive në Jug të vendit.



Pamjet e siguruara nga droni, tregojnë shkallën e plotë të djegies dhe dëmeve. Faqet e kodrinave dhe maleve, dikur të mbushura plot me pemë, sot, janë të zbrazëta e pa “shenja jete”. Pyje të tëra gjithashtu, i janë nënshtruar “fuqisë së flakës” dhe kanë lënë pas sasi të mëdha tymi e hiri.

Në Turqi situata paraqitet dramatike, e madje janë regjistruar viktima. Autoritetet ndodhen në terren dhe po përpiqen prej ditësh për të normalizuar gjendjen, ndërsa BE, ka dërguar në drejtim të shtetit turk, avionë të specializuar për shuarjen e flakëve.

Me ndihmën e ofruar, por edhe me kapacitetet aktuale të Turqisë, pritet që situata të vendoset në kontroll dhe gjendja të rikthehet si më parë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet e mëposhtme.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.