Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, plagoset rëndë 24 vjeçari

21:02 - 05.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një plagosje me thikë është shënuar pak minuta më parë në Tiranë. Policia njofton se pas një konflikti të çastit, është goditur me thikë 24-vjeçari A. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.




Identiteti i autorit është mësuar nga uniformat blu, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura, pasi efektivët janë vendosur në kërkim të tij.Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsyje hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.